TIRANE - Pas muajit qershor, taksa mbi kazinotë në kryeqytet do të 10-fishohet në rast se ato nuk pranojnë të zhvendosen në zonën e Shkozës.
Megjithëse afati përfundimtar për zhvendosjen e tyre është shtatori i këtij viti, kazinotë dhe lojrat e fatit të shpërndara në gjithë kryeqytetin dhe me një numër në rritje, pranojnë më mirë të paguajnë taksa më të larta, se sat ë lëvizin nga vendet që kanë zënë.
Bashkia e Tiranës vendosi në tetor të vitit të kaluar të rritë taksat për këtë kategori, me qëllim zhvendosjen e tyre në zonën e ish-uzinës së Autotraktorëve, por duket se vendimi nuk ka pasur asnjë efekt.
Kjo tregon se fitimet e bizneseve të lojrave të fatit janë në masë të konsiderueshme në vendet aktuale, ku e kanë më të thjeshtë të thithin clientele. Por, nga ana tjetër, ato e kanë më të lehtë të paguajnë “nën dorë” tatimorët e Bashkisë që të mos zhvendosen.
Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e ish-uzinës së Autotraktorëve duhet të përfitojnë rimbursim të pagesave të kryera të kësaj takse.
Për zhvendosjen brenda datës 30 qershor 2013, rimbursohen në vlerën 100% të pagesës së kryer, ndërsa për zhvendosjen brenda datës 30 shtator 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com