Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit

Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit

Një pikë e re kontrolli është hapur në Portin e Durrësit për të kontrolluar sigurinë ushqimore të produkteve. Ishin ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe homologu italian Francesco Lollobrigida që inspektuan hapjen e pikës së re ku do të kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit. 

Krifca tha se ky projekt i rëndësishëm ka në fokus fuqizimin e kapaciteteve të kontrollit në menaxhimin e sigurisë ushqimore.

“Kjo pikë e rëndësishme kontrolli e Autoritetit Kombëtar Ushqimor mundëson kontrollin e 1.4 milionë tonë produkteve përgjatë një viti, rreth 40% të volumit të importeve të produkteve ushqimore”, theksoi Krifca.

Ministrja shprehu anagazhim maksimalisht për fuqizimin e AKU-së me kapacitetet e duhura të operimit të kontrolleve zyrtare fitosanitare, veterinare dhe ushqimore për ngarkesat e mostrave, ruajtjen e tyre në kushte ngrirjeje, freskie e ambienti, deri në transportimin për analizim, duke mundësuar garanci të plotë të kontrolleve për konsumatorët tanë mbi sigurinë ushqimore.

Qendra e re, mundëson rritjen e kapaciteteve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të kryer inspektime eficiente në produktet ushqimore që hyjnë në portin e Durrësit. Investimi në ambientet e reja me kushte optimal dhe të posaçme për kontrollin zyrtar të produkteve ushqimore, me kushtet dhe standardet e BE-së është një hap i rëndësishëm që afron më shumë sigurinë ushqimore shqiptare drejt BE-së.

Ndërtimi i kësaj strukture, ka bërë të mundur edhe riorganizimin në hapësirën e punës si për inspektorët e pikës së inspektimit kufitar të AKU-së, ashtu edhe për ata fitosanitarë e veterinarë të Kosovës, sipas marrëveshjeve në fuqi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi