Përfituan 1.5 mln euro nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim tre biznesmenët! Një prej tyre, Gëzim Sallaku, ish-pronar i një klubi futbolli

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, nën akuzën për pastrim parash. Tre biznesmenëve në vitin 2021 i janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal.

Hetimet për tre biznesmenët, kanë nisur që prej vitit 2018, pasi ata dyshohet se kanë kryer disa transferta të dyshimta parash. Në vitin 2021, vëllezërve Sallaku iu është sekuestruar një kompani që shet makina e 13 automjete, 3 apartamente dhe mbi 20 mijë m2 tokë e katër godina. Ata akuzohen për ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Gëzim Sallaku është një emër i njohur për autoritet, ndërsa u dëbua nga autoritetet italiane më 19 shkurt  pasi Policia e Brescia e konsideroi atë person të padëshiruar dhe të rrezikshëm. Ndërkohë, një pasuri me vlerë mbi 5.8 milionë euro i është sekuestruar në Itali shqiptarit Gëzim Sallaku, i dëbuar nga vendi fqinj më shkurt të vitit 2021.

Biznesmeni 48-vjeçar, u kthye në Shqipëri.  Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme. Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm. 

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu edhe Rabi Kurti rezulton emër i njohur për policinë, i arrestuar në shtator të vitit 2019, si pjesë e një grupi biznesmenësh që kishin krijuar një skemë mashtrimi për rimbursimin fiktiv të TVSH-së dhe mospagimit të tatim fitimit duke i shkaktuar shtetit një dëm në afro 30 milion euro.

Pasuria e sekuestruar më datë 08.06.2021 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës

1.      Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku

2.      13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;

3.      Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të Gëzim e Saimir Sallaku

4.      Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të Gëzim e Saimir Sallaku

5.      Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi Gëzim Sallaku

6.      Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi Gëzim e Saimir Sallaku

7.      Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit Gëzim e Saimir Sallaku, ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

8.      Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

9.      Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit Rabin Kurti., regjistruar me leje legalizimi;

10.  Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit Rabin Kurti; dhe

11.  Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit Rabin Kurti dhe L.K.

1683972391_page.jpg

 

Gëzim Sallaku dhe Rabi Kurti

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)