Pikë kthese në mjekësinë shqiptare, kryhet për herë të parë operacioni i zemrës me kamer 3D në QSUT
Ekipi i kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Terza” ka realizuar për herë të parë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale me hapje të kufizuar të zemrës, e cila aplikohet në pak vende europiane.
Ekipi i kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Terza” ka realizuar për herë të parë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale me hapje të kufizuar të zemrës, e cila aplikohet në pak vende europiane. Kirurgjia mininvazive e zemrës, me hapje të kufizuara të këtij organi është bërë tashmë realitet në vendin tonë.
Ndërhyrja që nuk është arritur ende në spitalet e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë konsiderohet e vështirë, për shkak të teknologjisë së avancuar, instrumentave të caktuar, të cilët duhet të disponohen si dhe të teknologjisë imazherike për të marrë imazhet në kohë reale dhe me një pastërti dhe cilësi të jashtëzakonshme, ndërkohë që zemra e pacientit është e ndaluar dhe koha në dispozicion të kirurgut duhet të jetë sa më e shkurtër.
Në videon e publikuar nga Shërbimi i Kardiokirurgjisë pranë QSUT, paraqitet një pacient që nënshtrohet kirurgjisë mininvazive të valvolës mitrale nën video-skopi. Procedura kirurgjikale konsiston në implantimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D, të cilat bëjnë të mundur një vizualizim direkt nën një hapje të kufizuar të të gjitha strukturave kardiake, duke shmangur hapjen standarde.
Teknologjia komplekse u është vënë në dispozicion mjekëve shqiptarë të kardiokirugjisë për përdorim për qëllime shkencore nga kolegët italianë. Ekipi i mjekëve që kanë kryer ndërhyrjen përbëhej nga Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi,Ms. Marinela Agolli, Ms Majlinda Elezi.
Realizimi i një procedure të tillë, jo vetëm që duhet të konsiderohet si një pikë kthese për mjekësinë shqiptare, por njëkohësisht një ndërhyrje e tillë kirurgjikale duhet t'i shërbejë publikut shqiptar si një sinjal i impenjimit, zhvillimit dhe profesionalizmit të mjekëve tanë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor, 16:04
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor, 10:40
-
Shitën të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, SPAK arreston 3 administratorët kosovarë të platformës 'RYDOX'! Njëri jetonte në Shqipëri, 7600 shitje dhe 230 mijë USD fitime
12 Dhjetor, 17:11
-
A e mjekoi Berishën mjeku psikiatër Ulvi Vehbiu? Ish-punonjësi: Sa herë kishin probleme me të i thoshin, profesor merru me Salën
12 Dhjetor, 11:41
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor, 21:04
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor, 17:25
-
Dosja SKY ECC në Greqi, zbulohen emrat e 15 shqiptarëve të implikuar, mes tyre edhe i vrari Aleksandër Sadikaj! Kundërshtar i klanit tjetër shqiptar
6 Dhjetor, 16:15
-
Furnizonin me drogë Përmetin, Këlcyrën e Gjirokastrën! 5 të arrestuar mes tyre 2 vëllezër, i gjejnë në banesë 3,5 kg kanabis (VIDEO)
5 Dhjetor, 15:15
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
-
Të operosh zemrën pa 'by pass', dr. Aurel Toma sjell teknikën e re nga Vjena: Mund të realizohet në Shqipëri, Ministria të sigurojë materialet mjekësore
18 Nëntor, 14:23
Keto jane lajme qe duhet te degjojme, Ju lumte atyre qe Kane bëre te mundur Per te sjelle ato aposje dhe padyshim Bravo doktorave tane Ju lumte
PërgjigjuKy eshte lajm qe te jep krenari dhe shprese , qe ne Shqiperi ka mjek te kalubrit boteror . Investimet ne paisjet moderne ne spitalet publike rrisin bedimin tej shteti dhe ulin koston e pacuenteve .
Përgjigju