Barcelona nuk i trembet aspak Bayernit të Mynihut sipas mbrojtësit Gerard Pike, i cili do të ketë një detyrë shumë të vështirë nesër në mbrëmje, pasi nuk do të ketë në krah dy shokët e ekipit Pyjolin dhe Maskeranon.

Megjithatë Pike provokon gjermanët në prag të sfidës duke e nxehur akoma më shumë.

'Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë si Bayerni i Mynihut, por të mos harrojmë se edhe ne jemi një ekip i madh dhe ka ikur koha kur futbolli luhej 11 kundër 11 dhe fitonin gjithmonë gjermanët.

Ne i kemi dhënë fund asaj epoke, tashmë Barcelona dhe Spanja luajnë një futboll që ka ndryshuar historinë, prandaj nuk e kemi frikë ekipin e Bayernit" përfundon Pike.


d.b/shqiptarja.com