Pikëpyetjet mbi rastin e Agim Kajmakut

TIRANEProkuroria e Përgjithshme i dërgoi letërporosi autoriteteve greke për të marrë përgjigje zyrtare nëse Agim Kajmaku, kryetar i Bashkisë së Vorës, ka çështje të hapura penale në Greqi. Derisa kjo përgjigje të vijë, dhe të bëhet krahasimi i shenjave të gishtërinjve që do të vijnë nga dosja greke, dhe ato që i janë  kërkuar Kajmakut të depozitojë në policinë shkencore, historia mbart ende dusa pikëpyetje.

Greqia e njeh Kajmakun edhe si Jorgo Toto, si nuk u arrestua?!

Së pari, në dëshminë e penalitetit që Agim Kajmaku publikoi më 25 maj nga drejtësia greke, thuhet se ndaj tij nuk ka asnjë dënim. Ajo që bie në sy, është fakti se në këtë dokument të dëshmisë së penalitetit nga shteti grek, kryebashkiaku i Vorës, njihet me të dy emrat, si Agim Kajmaku, ashtu edhe Jorgo Toto.  Por Agim Kajmaku në datën 15/05/2019 ka kaluar kufirin grek, pa u arrestuar nga policia kur sipas dokumentit që PD pretendon, ai është person i shpallur në kërkim. Nëse i qëndrojmë pretendimit të PD-së, se kryebashkiaku i Vorës, kërkohet si Jorgo Toto dhe jo si Agim Kajmaku. Por përsa kohë nga drejtësia greke është i njohur fakti që Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku janë i njëjti person, si ka mundësi që zyrtari i Vorës nuk është arrestuar nga policia kur ka kaluar në kufirin grek me emrin Agim Kajmaku?

Deshmia e penalitetit

Prinder te ndryshem?!

Dyshimet e dyta që ngrihen, kanë të bëjnë me emrin e prindërve të tij. Në dëshminë e penalitetit grek, mëmësia është Maxhe Toto dhe atësia, Ymer Toto. Nga verifikimet në gjendjen civile, Agim Kajmaku tashmë rezulton me emrin e prindërve siç janë në dëshminë e penalitetit, Maxhe dhe Ymer.

Ndërkohë, në dokumentin e Prokurorisë së Janinës që PD publikoi sot, emrat e nënës dhe babait të Jorgo Totos, emri që PD pretendon se Kajmaku kishte kur u arrestua, janë Thanasi dhe Parascevi Toto.

Pyetja që ngrihet është, përse për Agim Kajmakun, alias Jorgo Toto, dalin emra të ndryshëm të prindërve?

Datelindja jo e plote

Tjetër paqartësi është se në dëshmi të penalitetit, është e caktuar edhe ditëlindja e saktë e Kajmakut, 6/7/1971, ndërsa në dokumentin e Prokurorisë greke të vitit 2003 ku kërkohet arrest me burg, thuhet vetëm..."i vitit 1971". Si ka mundësi që një dokument i një rëndësie të tillë, të mos ketë të saktësuar, ditëlindjen e personit të dyshuar për veprën penale?

Dokumenti i Prokurorise se Janines

Në formularin e vetëdeklarimit, kryebashkiaku i Vorës ka deklaruar se e ka pasur emrin Jorgo Toto. Por, Agim Kajmaku e ka mohuar të jetë ai Jorgo Toto që drejtësia greke akuzon për falsifikim parash, dhe si mbrojtje të tijën, ka thënë faktin që ka shkuar në Greqi edhe pas vitit 2003, dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Formulari i vetedeklarimit

Hetim ne liri per nje krim te rende?!

Hije dyshimi ngrihen edhe mbi një fakt tjetër, atë të hetimit në gjendje të lirë dhe mbetjes pezull të gjyqit pasi nuk është arrestuar ende i akuzuari. Kur një vepër e tillë, ajo e falsifikimit të parave, konsiderohet krim i rëndë me dënim deri në 10 vjet, si ka mundësi që Jorgo Toto pas arrestimi në datën 14/01/2003 ka marrë masë "detyrim paraqitje" në fazën e parë të hetimeve? Kjo masë bie ndesh me faktin që për këtë vepër penale, nuk mund të zhvillohet procesi i gjykimit në mungesë të të pandehurit. Pra nëse arrestimi i të akuzuarit është aq i rëndësishëm aq sa pa praninë e tij mund të bllokohet gjyqi, si ka mundësi që ai është lënë i lirë pas momentit që u arrestua në flagrancë nga policia greke në janar të 2003-shit?

Gjithçka tashmë mbetet në dorë të Prokurorisë së Përgjithshme, pranë së cilës është e ngritur njësia e dekriminalizimit, që ka të bëjë më veirfikimin e të gjithë zyrtarëve. Nëse rezulton e vërtetë se Agim Kajmaku është i njëjti person që kërkon drejtësia greke, veç atij gjykimi, Kajmaku rrezikon të preket edhe nga ligji i dekriminalizimit për shkak të mos thënies së vërtetës në formularin e vetëdeklarimit.

Kush janë dy shqiptarët e tjerë të arrestuar për falsifikim parash?

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!