TIRANE - Më 13 janar të vitit 2003, 16 vjet më parë, Agim Kajmaku, sot kryebashkiak i Vorës, nuk është ndaluar i vetëm nga Policia greke. Me të kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët janë ndaluar nga policia e Janinës, me dyshimin për blerje fidanësh me monedha të falsifikuara.
Të ndaluarit e tjerë shqiptarë, siç Report Tv mëson, janë Roland Miftari 28 vjeç dhe Spiro Taho, 42 vjeç. Ndërkohë në atë vit, Agim Kajmaku, siç policia greke shkruan në komunikatën e saj në 2003-shin, është ndaluar me emrin Jorgo Toto, në atë kohë 32 vjeç, sot 48 vjeç.
Sipas komunikatës e cila është botuar fillimisht në median greke Ekathimerini rezulton se tre shqiptarët kanë përdorur 97 prerje false 50 euroëshe për të blerë fidanë agrumesh në qytetin e Artës në Greqi.
Sipas komunikatës së policisë greke, vlera totale e paguar ishte 12 mijë euro, por nga kjo shumë, 97 prerje 50 euroeshe (4850 euro) rezultuan të ishin false dhe janë përdorur nga tre shqiptarët për të blerë fidanët në Greqi e më pas t'i sillnin në Shqipëri.
Ishte Partia Demokratike që doli sot në një konferencë për mediat, duke publikuar një vendim të prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që sipas PD-së tregon se Agim Kajmaku, me emrin Jorgo Toto është ende në kërkim nga drejtësia greke, për veprën e falsifikimit të monedhave, që siç citoi sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi , nga drejtësia greke dënohet me 10 vjet burg.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD në Athinë me diasporën: Regjistrohuni për të votuar! Opozita merr shënime nga Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash
2 Shkurt, 14:25
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor 2024, 16:55
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Greqi/ Gjendet i vdekur në burg 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti
2 Dhjetor 2024, 20:50
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor 2024, 15:15
-
Avokati: Do apo nuk do Bardhi tani, do ta çojë para drejtësisë Flamur Nokën!
11 Nëntor 2024, 18:25
-
Të gjithë me sytë nga buxheti/ Votimi maratonë javën e ardhshme! PS s’do asnjë mungesë, PD protestë para Kuvendit
11 Nëntor 2024, 16:48
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor 2024, 20:53
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor 2024, 14:52