Dokumenti i prokurorisë greke/ PD: Kajmaku u arrestua për falsifikim parash, u arratis në Shqipëri

TIRANE - Pas akuzave se Agim Kajmaku, kryetari i Bashkisë së Vorës zgjedhur më 30 qershor nën siglën e Partisë Socialiste ka gënjyer me formularin e vetëdeklarimit duke fshehur një vepër penale të kryer në Greqi, këtë të hënë, Partia Demokratike solli prova të dosjes së Agim Kajmakut, një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003. Sipas këtij vendimi të publikuar nga PD, të dokumentit në gjuhën greke, thuhet se Kajmaku është arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera (për biznesin e tij në Shqipëri) me para të falsfikuara. Sipas PD-së, fillimisht Kajmaku është hetuar në masë detyrim paraqitje, por me mbledhjen e provave dhe dërgimin e dosjes për gjykim është kërkuar me vendim gjykate masë "arresti me burg", por vendimi nuk është ekzekutuar pasi Kajmaku, që në atë kohë përdorte emrin Jorgo Toto, sipas PD-së, është në kërkim nga drejtësia greke me emrin Jorgo Toto, dhe se i është shmangur gjykimit duke ardhur në Shqipëri dhe duke ndryshuar emrin. Sipas Bardhit, gjykimi është pezulluar në Greqi, deri në gjetjen e adresës së Agim Kajmakut dhe njohjen me akuzën, duke qenë se sipas Bardhit,  ligji grek për krime të rënda, thekson se i pandehuri duhet të jetë vetë prezent në gjykim. 

"Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale "Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi.

Pasi është marrë në pyetje nga hetuesi paraprak dhe ka qëndruar disa ditë në burg, oficeri i policisë gjyqësore ka vendosur që hetimet ndaj tij të zhvilloheshin nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, derisa çështja t’i përcillej prokurorisë dhe gjykatës. Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë (shkalla më e rëndë e klasifikimit të veprave penale), dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto.

Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim. Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar arrestin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuarj, për shkak se gjatë periudhëssë shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës. Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda. Më duhet të theksoj edhe një herë, se urdhri i arrestit të gjykatës greke nuk është ekzekutuar, pasi shtetasi Jorgo Toto nuk është gjendur në Greqi.

Sipas dokumentacionit zyrta të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg. Ai ka të paekzekutuar një masë arresti me burg dhe nuk ka marrë kurrë pafajësinë mbi akuzën e ngritur nga Prokuroria greke. Pra, praktikisht është edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi. Të gjitha këto të dhëna provojnë se Agim Kajmaku është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit", tha në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazmend Bardhi

Deklarata e plote e Gazment Bardhit

Dokumenti i publikuar nga PD

Heshtja që kryeministri Edi Rama ka mbajtur ndaj rastit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, sipas PD-së, tregon se kreu i qeverisë po përpiqet "të shpëtojë me manovra të pista kandidatin", për të cilin Partia Demokratike ka këkruar informacion në Prokurorinë e Përgjithshme nëse rezulton apo jo i dënuar në Greqi.

Sipas PD-së, Kajmaku ka mashtruar me formularin e dekriminalizimit pasi është persona me precedentë penalë. Ky fakt, sipas Gazmend Bardhit, sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, është i ditur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se me postin që ka, atë të kryeministrit, Edi Rama mund ta verifikojë informacionin shumë shpejt, nëse Agim Kajmaku është i dënuar apo jo, dhe jo të fshihet sipas tij, pas fjalisë "Unë nuk di gjë".

"Në vend të distancohej nga Agim Kajmaku, Edi Rama heshti dhe e urdhëroi atë të gënjente para qytetarëve të Vorës duke i premtuar se do ta shpëtojë nga drejtësia", tha Bardhi.

Dëshmia e penalitetit për të mohuar precedentët në Greqi, nuk është provë sipas PD-së.

Duke cituar ligjin për dekriminalizimin, Bardhi tha se askush nuk duhet të kandidojë dhe as të zgjidhet kryetar bashkie, kur ndaj tij është marrë një masë arresti me burg apo masë tjetër sigurimi personal në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret Greqi.

"Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat derisa nuk ka një vendim pafajësie në favor të tij. Ky ndalim është i vlefshëm edhe kur masa përkatëse e sigurisë personale është hequr, por ende nuk është marrë një vendim gjyqësor në lidhje me fajësinë e personit" tha Bardhi.  

Në përfundim të deklaratës, Bardhi radhiti disa kërkesa për Prokurorinë shqiptare.

"Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Agim Kajmaku, për kryerjen e krimit të fallsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit. Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të informojë menjëherë autoritetet ligjzbatuese greke se shtetasi Jorgo Toto alias Agim Kajmaku ka si adresë të tij të re, me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës, zyrën e Kryetarit të Bashkisë Vorë. Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë t’i imponojnë Vorës dhe qytetarëve të saj të nderuar, një Kryetar Bashkie keqbërës, pjesë e botës së krimit dhe një falsifikator i provuar", përfundoi Bardhi.

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR VENDIMIN)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 26/08/2019 19:00

    Ore keta te pd dolen te gjthe dixhitale i japin lajmet me shpejt se gazetaret.Bravo Luli je qen gjahu i mire.

    Përgjigju
  • kacaku: 26/08/2019 18:55

    NA DOLI SHELLIRE KY MO . LULE ME GJETH FALLCO.....HA HA HA

    Përgjigju
  • Rami: 26/08/2019 17:46

    Rama koleksionist i papam i ish-burgaxhijve dhe te luajturve menc qe i ve Rama ne pushtet! PD nulitet i skaduar nga ana saj!

    Përgjigju
  • Ermela: 26/08/2019 16:37

    Lylzimin po ta vini re eshte qetesuar keto kohe se PD- ja po e po qa nuk ekziston me, ka falimentuar. Keshtuqe o popull i zgjuar sic ju thote KM Mafia, kjo eshte pjese lojes e marreveshjes 2017 qe ende vazhdon. Ju o popull vazhdoni hani kos se kerkush se ka mendjen tek ju. Ic fare si behet vone as USA as BE, avash avash do ta bejne edhe SPAKUN ata nga 2029.

    Përgjigju
  • Gerti: 26/08/2019 16:23

    A ka me te tjere thesi i Rames apo jo hahahahaha kam qene i dehur hahahaha nuk e mbaj mend hahahaha

    Përgjigju
  • Prifterinjte Lazaratas: 26/08/2019 14:46

    Hahahahahahahah!

    Përgjigju
  • Taku: 26/08/2019 12:40

    Kush eshte pa mekate te gjuaje gurin e pare....!

    Përgjigju
  • Qytetari i Vores: 26/08/2019 12:39

    Dhe i thame mos kantido o Gim sna degjoj jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?