Piktorët e vegjël shqiptarë, të parët në garën ndërkombëtare

Pas një viti pune nxënësit e “Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë” në Tiranë ia dolën të vlerësoheshin me vlerësimet më të larta në pikturë në një garë ndërkombëtare.

Këto janë disa prej rreth 100 pikturave të nxënësve në ekspozitën përmbyllëse në Kalanë e Tiranë “Rrugëtimi ynë” me të cilat piktorët e së ardhmes morën vlerësimet më të larta në konkursin ndërkombëtar të mbajtur në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut fundin e majit. Ata u vlerësuan me çmime të arta dhe diploma, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë nga të gjitha vendet e botës që garuan. 

“Fëmijët që kanë marrë pjesë në këto konkurse janë vlerësuar me paleta të arta, çmime shumë të rëndësishme, si dhe nxënësja më e mirë e kolonisë në 120 pjesëmarrës. Ne kemi fituar vendin e parë, shkollat garuese ishin nga e gjithë bota. Nga Kina, Franca, Turqia, Portugalia, etj. Fëmijët kanë marrë pjesë me 1 deri në 2 punime”, u shpreh kuratorja Ruzmira Bejaj.

Nxënëset që u vlerësuan me çmimet më të larta Briana Bali dhe Alisia Gjyli tregojnë për Report TV emocionet e fitores, dhe dëshirat për të ardhmen.

Juria përzgjedhëse e pikturave më të mira ishte ndërkombëtare. Në këtë konkurs morën pjesë 800 shkolla nga të gjitha vendet e botës, nga ku “Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë” u cilësua si një ndër 24 shkollat më të mira të artit.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?