Piktori autik Drini Sallaku së
shpejti me ekspozitë në Tiranë

Piktori autik Drini Sallaku së<br />shpejti me ekspozitë në Tiranë
Këtë trëndafil, këto lule, këto peizazhe e horizonte ajri nuk i bën dot kushdo, por Drini Sallaku ka talent në pikturë.
 
Piktori autik ka zgjeruar krijimtarinë e tij me tablo të reja, tepër të veçanta. Pas peripecive që pati Drini në muajin shtator për regjistrimin në degën e pikturës në Liceun Artistik në Tiranë,  familja e tij dhe vete ai zgjodhën rrugën e mostërheqjes nga ëndrra për artin.

[gallery]21263[/gallery] 
Jemi në studion e tij. Pikturat e Drinit, jeta e tij e dytë janë një univers më vete. Sytë e Drinit ngrohen. Ka nisur të ndihet krenar për punën që bën. Ky talent, i lindur përpara vetëdijes së tij sociale po i ndriçon shpirtin e lodhur nga barrierat e lindura. Psikologia me të cilën Drini bën disa detyra të veçanta pohon talentin e tij në pikturë
 
“Drini siç mund ta shikoni është djalë shumë i veçantë, ka shumë talent. Kur shprehet nëpërmjet pikturës ka emocione dhe ndjenjat e veta. Duke qenë se Drini po rritet dhe po piqet, pikturat e tij janë më të veçanta, më të bukura dhe Drini është i gatshëm që t’i prezantojë dhe është shumë krenar për t’u treguar të gjithëve talentin e tij”, tha psikologia e Drinit.
 
Vitet e fundit 18-vjecari autik ka çelur në mjedise kulturore të Tiranës disa ekspozita. Këtë herë ai ka marrë një premtim të veçantë edhe nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj pohon nëna e tij Edlira. Ai do t’i jap ndihmë për ekspozitën e re.
 
“Drini e ndjen veten e tij artist. Punët e Drinit vlerësohen nga arti botëror pasi në ‘Great Art World’ pati një bum të madh, nja 500 klikime shikime. Së shpejti Bashkia, kreu i saj Erion Veliaj do të bëjë një ekspozitë posaçërisht për Drinin, për ta përfaqësuar Drinin si një shembull për të gjithë peindërit në Shqipëri që kanë një fëmijë autik apo të talentuar, apo me aftësi të kufizuar”, tha nëna e Drinit.
 
Drita, ngjyrat dhe emocione kanë marrë jetë në pikturat e Drinit të veçantë. Sfidat e tij janë një shembull për shoqërinë, që ende nuk e ka kulturën e edukimit special për fëmijët autik. Drini është modeli sesi fëmijët e veçantë mund të bëhen të çmuar në shoqëri.
 
Tejet i sinqertë në krijimtari e tij, Drini projekton në vepra arti më të mirën e vetvetes, janë këto përthyerje të objekteve dhe imazheve që i japin pikturave te tij shenjën origjinale.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’