Piktori Helidon Haliti shpallet fitues 
në Bienalen e Akuarelit në Tajlandë

Piktori Helidon Haliti shpallet fitues <br />në Bienalen e Akuarelit në Tajlandë
Bienalja ndërkombëtare e akuarelit që emërtohet “Watercolor Art Biennale 2016” në Tajlandë është një nga aktivitetet më të mëdha të arteve pamore ku marrin pjesë artistë nga të gjitha kontinentet. Në këtë bienale ishte përzgjedhur pjesëmarrës edhe piktori shqiptar Helidon Haliti. Ai vlerësuar me një nga çmimet e dyta të kësaj bienaleje. 

Ndër tre çmimet kryesore që janë ndarë për artistët si Great Honor World Watercolor Director 2016 Awards; Best Honor Watercolor Director 2016 Awards dhe Great Master World Watercolor artist 2016 Awards, artisti shqiptar është vlerësuar si një ndër më të mirët. Piktori shqiptar është shpallur si njëri ndër 19 fituesit në mesin e 140 pjesëmarrësve nga të gjitha vendet e botës. 

Përzgjedhja në Bienalen e Tajvanit për Helidon Halitin ka ardhur pas disa pjesëmarrjeve të tij nëpër ekspozita botërore, jo vetëm me akuarelin, por edhe me pikturat e veprat shumëdimensionale. Akuarelet e Halitit me nuanca të ngrohta e transparente bëjnë diferencën. Ato janë të vlerësuara nga kritikët e artit dhe të dokumentuara në albumet e galerive më të njohura në botë. 

akuarimi

( Akuareli The Blue Houses me te cilin Helidon Haliti u perfaqesua ne Tajlandë)

helidon

Ja dhe lista e çmimeve që janë ndarë për punimet e artistëve në bienale, ku shihet qartë edhe emri i artistit shqiptar Helidon Haliti: 

Great honor world watercolor director 2016 Awards
- Atanur Dogan (Canada-Turkey)

Great honor Asia watercolor director 2016 Awards
- Lungkai Ëang

Best honor watercolor director 2016 Awards

- Amit Kapoor (India)
- Selma Todorova (Bulgaria)
- Helidon HALITI ( Albania )
- ZeZe Lai (Hongkong)
- Liu Yi (China)
- Pedja Acimovic (Serbia)
- Zhou Tianya (China)
- George Politis (Greece)
- Anna Massinissa (Italy)
- Penny Hill (USA)
- Silvia Neiger ( Switzerland)
- Agus Budiyanto ( Indonesia)
- Janine Gallizia ( France)

Great honor the editor of world watercolor 2016 Awards
- Konstantin Sterkhov (Russia)

Great Master world watercolor artist 2016 Aëards
- Ali Abbas Syed ( Pakistan)

Great honor world watercolor artist 2016 Aëards
- Ong Kim Seng (Singapore)

Great honor Thailand watercolor artist 2016 Awards
- Somsak Chowtadapong (Thailand)
- Taëee Kesa-Ngam (Thailand)


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë