TIRANE- Piktori Helidon Haliti, pas ditëve të kaluara në Francë në Bienalen e Brioude për gjininë e akuarielit, sjell në Tiranë një projekt të kësaj natyre. Piktori i njohur do të organizojë festivalin për gjininë e akuarelit. Sipas tij, “kjo gjini është lënë në harresë në Shqipëri”.
Ky festival do të organizohet në Muzeun Historik Kombëtar. Haliti shprehet edhe për synimet e këtij festivali: “duke ardhur artistë të akuarelit nga të gjitha vendet e botës, kjo është mundësi e mirë për promovimin e Shqipërisë. Tashmë do kemi artistë që do të bëjnë të njohur vendin tonë. Absolutisht do ketë zhvillim shumë të madh turizmi.” Helidon Haliti ishte i vetmi piktor nga Shqipëria që pak kohë më parë mori pjesë në një bienale të përmasave për veprat në gjininë e akuarelit, ku ishin vetëm 44 piktorë nga e gjithë bota.
“Shumica ishin francezë dhe vetëm 4 të huaj dhe kjo të them të drejtën më bëri që të kisha një impenjim të madh dhe çova atje veprat e mia në akuarel më të mirat. Të gjithë flisnin në gjuhën e akuarelit dhe në këtë bienale nuk ishte një ekspozim i zakonshëm i teknikës akuarel, ku secili padyshim ekspozonte lojën, kapriçion dhe deformacionin e tij artistik, por ishte një aktivitet që shfaqej në formën e një shkolle”, pohon Haliti.
Festivali mendohet të mbahet në muajin nëntor të këtij viti. Për sa u përket përgatitjeve për këtë festival, Haliti pohon se “Ne jemi munduar të jemi shumë elegantë, pikërisht që artistin ta afrojmë pa u ndjerë inferior. Sipas tij, mbi 300 vepra kanë aplikuar dhe nga këto do përzgjidhen rreth 100 vepra.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com