Piktori i famshëm italian
sot ekspozon 20 vepra në Tiranë

Piktori i famshëm italian<br />sot ekspozon 20 vepra në Tiranë
TIRANE- Një ekspozitë personale e artistit italian Esterno Agostino Ferrari hapet sot në Tiranë si pjesë e projekti ekspozitiv të artit bashkëkohor KUFIJ, gjuhë, hapësira, sende, njerëz, ideuar dhe kuruar nga Martina Corgnati, me rastin e semestrit italian të presidencës evropiane. Pas përurimit të projektit me vera e Agnese Purgatorio-s, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë prezanton sot pranë Pallatit të Kulturës  ekspozitën e Agostino Ferrari-it, kuruar nga Martina Corgnati.

Artisti prej vitesh punon mbi temën e shenjës, protagonist i një narrative autoreferenziale dhe e tëra anikonike (pa imazhe) që për shumë vite i është përafruar gjuhës pa arritur kurrë të shkrihet në të. Është ky, në fakt, “kufiri” që Ferrari koncepton me qartësi dhe origjinalitet: atë mes shenjës si element  domethënës apo eksklusivisht estetik dhe formal, përbërës thelbësor në historinë e abstraksionit dhe të kulturës artistike bashkëkohore.

Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, më pas, hulumtimet e Ferrari-it zgjerohen edhe në  “kufirin” mes hapësirës së brendshme në tablo që shenja, mjaft dinamike, vazhdimisht përshkon dhe lidh, duke përafruar hapësira të zeza, të mëtejshme dhe të panjohura, me të tjera në eksperiencës dhe të vështrimit të spektatorit. Ai ka sjellë njëzet telajo në këtë ekspozitë të të realizuara në akrilik, teknikë e përzier dhe rërë, të cilës i bashkohen disa projekte të vogla që artisti përdor si pikë nisje në realizimin e çdo vepre. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri