Piktori i filmave ekspozon 60 tablo, Arben Basha: Kinematografinë shqiptare sot e shikoj me shumë dhimbje

“Impenjim dhe ngjyra”. Ky është titulli i ekspozitës vetjake të piktorit Arben Basha me rreth 60 tablo, të cilat janë realizuar rreth 10-vjeçarit të fundit. Për “ReportTV” artisti rrëfen disa nga tematikat, që gjatë punës së tij e kanë bërë që të reflektojë, duke i kthyer në pikturë. Në një nga ciklet që piktori ekspozon sjell problematikën e Ballkanit, që shpeshherë është konsideruar një fuçi baroti për shkak të grindjeve që kanë popujt e Ballkanit. Të tjerët më tej i kushtohen pranverës së mbrapshtë të ’97, Luftës së Kosovës, por pa munguar si përherë edhe peizazhet e realizuara në natyrë dhe 9 grafika të realizuara gjatë viteve të shkollës.

“Veç këtyre jam frymëzuar edhe nga një shprehje e Nënë Terezë, që thotë “Njerëzit nuk kanë nevojë për mëshirë, por për buzëqeshje”. Këto fjalë edhe mendime, ty të ngrenë një problematikë, që ti përpiqesh që ti realizosh në anën figurative. Po ashtu edhe peizazhet e vendit, atdheut tonë, që është shumë i bukur edhe pse nuk jemi në ato nivele, social-kulturore që duhet që të ishte Shqipëria. Në këtë kuptim është impenjimi, ndërsa ngjyra është mjeti, teknika, që shpeshherë ka piktura që kanë në qendër anën koloristike”, shprehet piktori Arben Basha.

Derisa arrin në fund të një pune, për të është luftë shumë e madhe, sepse jo çdo telajo që merr edhe e vendosë në kavaletë mund të kthehet në pikturë.

“Unë bëj dy lloj pikturash, një e bëj në natyrë, sepse më pëlqen, më jep një shpirt, një gjendje që nuk ma jep dot studioja. Unë jam i lidhur me natyrën, sikundër ka qenë Anteu. Natyrën e kam pasur udhërrëfyesen time”, tregon piktori.

Përreth 30 vite Arben Basha ka qenë edhe piktor i shumë filmave, të cilët janë realizuar në ish-Kinostudio, si “Nëntori i dytë”, “Muri i gjallë” apo“Përrallë nga e kaluara”.

“Nga ana tjetër më ka dhënë një gjë shumë të madhe, sepse nëpërmjet filmave s’kam lënë vend të Shqipërisë pa shkuar dhe pa pikturuar. Regjisorët, sidomos ata me shumë kulturë, si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Pirro Milkani etj., kishin interes që skenografia e filit të ishte në maksimumin e mundshëm dhe më kanë lënë të lirë”, shton Basha.

Prandaj, sot përveç nostalgjisë ai ndjen dhimbje për gjendjen ku është katandisur filmi shqiptar.

“Unë filmin shqiptar e shikoj me shumë dhimbje, sepse financiarisht nuk është ai që ka qenë. “Nëntori i dytë” apo një film tjetër, nëse bëjmë llogaritë është paguar me mln dollarë asokohe, sepse kinostudio ka qenë në shërbim të pushtetit. Atmosfera ishte nga më të larmishmet edhe më cilësoret në funksion të skenarëve. Tani më vjen keq, që në çdo film shikoj kafene, më vjen keq edhe që disa nga regjisorët nuk e kuptojnë se në radhë të parë filmi është fotografia, pastaj vjen aktori me veshjen, e më pas është skenari. Prandaj filmat shqiptarë të asaj kohe janë akoma të bukur”, përfundon piktori.
Ekspozita “Impenjim dhe ngjyra” do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja