Piktori Xega: Ja si u ndërtua
Asdreni nga busti i Stalinit

Piktori Xega: Ja si u ndërtua <br />Asdreni nga busti i Stalinit
KORCE - Busti i shkrimitarit dhe autorit të himnit kombëtar, Aleksandër Stavër Drenova, apo i njohur ndryshe si Asdreni nuk ka pësuar fatin e atdhetarëve të tjerë të lënë në harresë. Ka qenë kjo nisma e akademikut të mirënjohur, Rexhep Qosja, i cili kërkoi që busti i autorit të vargjeve të himnit kombëtar, të derdhet në bronx dhe të vendoset në vendlindjen e tij në Drenovë.

Por piktori, Sotiraq Xega, i cili ka shoqëruar në këtë rrugëtim shkrimtarin tregon, se në mungesë të materialit të gatshëm u mor busti i Stalinit dhe u derdh Asdreni.

“Qosja erdhi nga Kosova dhe u interesua personalisht për bustin e Asdrenit, ai kërkoi që busti të rivendosej në Korçë pikërisht në vendlindjen e Asdrenit në Drenovë. Së bashku me intelektualë të tjerë korçarë iu bashkuam kësaj iniciative dhe meqënsnëse nuk i kishim kondidat e duhura u detyruam të sakrfikojmë bustin e Stalinit dhe materialin e bronzit e përdorëm për të ndërtuar bustin e poetit të mirënjhur”, - tha Xega.

Duke u ndalur në vargjet e himnit kombëtar, piktori Xega tregon se për herë të parë himni i flamurit është interpretuar në ditën e shpalljes së Pavarësisë nga banda “Liria” e mbëritur nga Boston, në përbërje të së cilës ishin 12 drenovarë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi