Piktura 7600 m2 po realizohet në Tiranë nga Agron Hoti, telajo do ndahet në 2500 tablo, përfundon pas 3 muajsh

“Është ëndrra e gjithkujt kthimi në vendlindje me një projekt”.

Këtë ëndërr, piktori i mirënjohur Agron Hoti që jetën e ka ndërtuar në Verona të Italisë, po e bën realitet. Madje ai po sjell në Shqipëri një projekt gjigant, të pa realizuar më herët jo vetëm në Shqipëri por edhe botë, me përmasa të një projekti Guinness. Po punon, për të realizuar një pikturë prej 7600 metra katrorësh, që gërsheton sportin me natyrën. Personifikon lirinë që Hoti e ka gjetur e tashmë edhe Lumi Vjosa, do të rrjedhë i lirë. 

Iniciativa ‘The Blue heART of Europe”, do të përmbajë 2500 tablo, shitja e të cilave ka nisur të shitet online, por blerësit nuk zgjedhin pasi vepra që do ju shkoje në shtëpi do të jetë surprizë. Secila prej tyre do të jetë unike dhe do të shoqërohet nga certifikata e autenticitetit

Puna që pritet të zgjasë rreth tre muaj është përqendruar tek “Sheshi Italia” në Tiranë dhe në fund të saj do të finalizohet me një ndeshje mes legjendave italiane dhe shqiptare të futbollit. 

Piktori Agron Hoti, veprat e së cilit i janë koleksionuar edhe nga njerëz me famë botërore, siç janë futbollisti Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimović, Francesco Totti etj ka përdorur të njëjtin stil të të realizuarit piktura, por me përmasa më të vogla edhe në Arenën e Veronos apo të Romës. Hoti ka arritur që në zonën më të mirë të Veronas, pranë shtëpisë së famshme të Romeo dhe Zhuljetës ka arritur që të ketë edhe galerinë dhe studion e tij private. 

“Është një projekt që lind prej shumë vitesh. Është realizuar në disa forma, por më të vogla në Romë dhe Verona. Këtu pata ëndrrën që ta sjell realizimin e kësaj ideje. Është hera e parë që vij me një projekt kaq gjigant në Shqipëri. Është një pikturë e madhe, 7600 metra katror. Nuk ka limit kohe, por i kam vënë qëllim vetes që ta mbyll brenda 3 muajsh.

Nuk kam ardhur për të bërë pikturën më të madhe në botë. Kam ardhur të bëj një pikturë që ka një koncept, që ka lidhje me sportin, natyrën. Kam bërë koligamentin me natyrën, lumin Vjosa që është pika më interesante që mund të flasim me të. Do dalë një vepër arti interesante. Kuptohet që janë mesazhe që jepen në çdo kohë, por koncepti kryesor është ajo liria që unë kam fituar në kohë dhe që kam dashur ta lidh me Vjosën që e fitoji atë lirinë e saj, që do rrjedhe lirshëm. Liria e të dyve që bashkohen në një vepër arti.

Është piktura më e madhe në botë, por nuk është qëllimi për Guines, por duke e lidhur me sportin, fusha e futbollit ka këto dimensione.  Është Boca, një shembull që do ta realizoj në telajo të madhe. Unë kam shumë vite me këtë punë. Vetëm me këtë punë jam marrë gjithmonë. Në Itali, posedoj galerinë, studion time. Është ëndrra e gjithkujt kthimi në vendlindje me një projekt të tillë”, tha piktori Hoti. 
 

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame