Skandali tek Onkologjiku, Spahiu: SPAK të akuzojë Ministren e Shëndetësisë për moskryerje të detyrës pas raportit të KLSH-së

Tirane- Juristi Kreshnik Spahiu thotë se hetimet për skandalin e zbuluar në spitalin e Onkologjikut duhet të shkojë më lart jo vetëm tek mjekët të cilët po hetohen për shpërdorim detyre pasi zhvasnin pacientët me sëmundje tumorale.

Për emisionin "Studio Live' në Report Tv, Kreshnik Spahiu u shpreh se SPAK duhej të niste hetimet edhe ndaj drejtuesve të ministrisë së Shëndetësisë pasi kanë qenë në dijeni por nuk kanë reaguar.

Për Arbër Hitajn, Spahiu thekson se KLSH e kishte vënë në dijeni qeverinë dhe nuk ishin marrë masa në Repartin e Onkologjikut.

'Ndjej habi që Prokuroria Speciale nuk ka nisur hetimin për ministren e Shëndetësisë. Nuk flasim me emra. SPAK duhet të filloj hetimin për ministren e Shëndetësisë që gjatë raportimit të KLSH ka patur dijeni për shkeljen e bërë nga aparatura për pacientët me kancer. Qoftë ministrja e vjetër dhe e re duhet të jenë në akuzë për moskryerje të detyrës që kanë patur dijeni dhe ka ardhur pasoja. Nen 248 i kodit penal parashikon rastet kur funksionari i lartë me mosveprim me mosangazhimin lejon kryerjen e veprave penale ku kanë përfituar subjektet nën nomenklaturë.

Me Raporti i KLSH është vënë në dijeni qeveria dhe dikasteri përkatëse nuk ka marrë masë. Ka qenë detyra e ministrisë të merrte masa. Është përgjegjësi penale. SPAK duhet të hetoj ministrat e Shëndetësisë që nuk kanë kryer detyrën. Një institucion i specializuar për kontrollin e ligjshmërisë ka konstatuar shkelje të rënda. E habitshme se si qeveria Rama mban në post ministren nëse ajo ka pasur dijeni. Ndjej keqardhje të madhe kur shikoj klasifikimin e veprës penale që është korrupsioni, nuk është marrje ryshfeti.'

Më tej, Spahiu e ka quajtur grupin e mjekëve tek Onkologjiku si bandë, madje më të rrezikshme se ajo e Ervis Martinajt.

'I gjithë qëllimi është përfitim përmes jetës dhe shëndetit të njeriut. Është vënë në dyshim parimi bazë e drejta për të jetuar. Banda e Onokologjikut është më e rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Sepse vriste qytetarë e varfër dhe të dobët. Banda e Vis Martinaj vriste të pasurit dhe biznesmenët në Shqipëri. Është vepër penal e vrasjes për qëllim përfitimi.'

Sakaq, Spahiu u ndal edhe tek situata e opozitës, duke komentuar edhe mosheqjen e mandatit të Sali Berishës, që sipas tij është pjesë e marrëveshjes Rama-Berisha.

'Kryetarja e kuvendit është spikere. Ka marrë një direktivë politike nga Rama për të përkëdhelur Berishën. Arsyet për këtë, Rama ka interes që përballë të ketë Sali Berishën. Sepse luftën e tij politike e bëjnë ndërkombëtarët dhe s’ka arsye të luftojë Berishën. Edhe ti çojë një sinjal bashkëpunimi. Berisha dhe Rama kanë një armik të përbashkët, SPAK. SPAK është opozita e vërtetë e të dyve, i lë pa gjumë të dy. Gjithë strategjia e tyre të imunizojnë njëri0tjetrin, kanë interesa të përbashkëta ku konvergojnë interesat politike afatgjata të Ramës të përcaktoj qartazi zgjedhjet. Është e trukuar rezultati.'

Spahiu u ndal dhe tek çështja e Fredi Belerit. Për juristin, nëse kandidati i zgjedhur i Himarës mandatohet në Parlamentin Evropian si deputet, kjo do të thotë që Shqipëria të hedhë në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimit të kërkuar me aq ngulm nga BE.

'Nëse BE mandaton nga burgu Fredi Belerin dhe nëse do mandatojë një të burgosur nga Shqipëria a duhet Shqipëria të hedh në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimi. BE bëri presion ndaj Shqipërisë të miratojë ligjin e dekriminalizimit. Tani BE bën të kundërtën dhe hedh në kosh ligjin.'

Më tej thekson dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Himarës, si detyrim kushtetues.

'Ndjej keqardhje që Shqipëria nuk po shpall zgjedhje të parakohshme në Himarë, skandal që lë popullin e Himarës pa përfaqësues.'

Ndërsa protestën e 11 korrikut të PD-së, Spahiu e sheh si qëllim të Berishës për të treguar se kush është lideri i opozitës.

'Protestat e 11 korrikut kërkon të vërë vulën që opozitë në Shqipëri është vetëm Sali Berisha. Qëllim për të minuar çdo iniciativë tjetër politike. Mentalitet idiot, që kush nuk është me Berishën, është pro Ramës. Nuk ka një pjesë intelektuale që mendon se këta janë bashkë. Është ndeshje bastesh. Synojnë që përgjithmonë të vënë shishen e qumështit dhe të marrin peng bunkerin opozitar.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Spahiu: Mos shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, skandal anti-kushtetues

 

Për juristin Kreshnik Spahiu mosshpallja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Himarës, është një skandal që shkel kushtetutën.

Duke folur për Fredi Belerin dhe opozitën në Studio Live për Arbër Hitajn, Spahiu thotë nga ana tjetër se protestat e PD-së janë vetëm për të treguar se kush është lideri i opozitës dhe nuk ka lidhje me kauzat e qytetarëve.

'Ndjej keqardhje që Shqipëria nuk po shpall zgjedhje të parakohshme në Himarë, skandal që lë popullin e Himarës pa përfaqësues.

Vlerësoj që çdo parti ka të drejtë të protestoj. PD ka traditë të suksesshme për protesta, por ka qenë kampion në protesta dhe humbëse në zgjedhje. Ka 30 vjet në Shqipëri asnjë qeveri nuk bie nga protestat. Protestat politike nuk kanë çuar në zgjedhje të parakohshme. Janë vetëm konsum i kauzave popullore, për ti djegur ato. Më vjen keq që nuk isha dje para spitalit për të protestuar. Janë kauzat që çojnë në rrëzimin e një regjimi politik. Protestat e 11 korrikut kërkon të vërë vulën që opozitë në Shqipëri është vetëm Sali Berisha. Qëllim për të minuar çdo iniciativë tjetër politike. Mentalitet idiot, që kush nuk është me Berishën, është pro Ramës. Nuk ka një pjesë intelektuale që mendon se këta janë bashkë. Është ndeshje bastesh. Synojnë që përgjithmonë të vënë shishen e qumështit dhe të marrin peng bunkerin opozitar.'

Ora 19:05
Spahiu: Nëse BE mandaton nga burgu Belerin, Shqipëria të hedh në plehra Ligjin e Dekriminalizimit

 

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar protestën e opozitës në 11 korrik, u ndal edhe tek Fredi Beleri. Sipas tij, nëse BE mandation një të burgosur në Shqipëri si Beleri, atëherë vendi ynë le ta hedhë në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimit, të kërkuar me aq insistim nga Bashkimi Europian.

'Nuk jam i sigurt do dalin me Belerin apo pa Belerin. Ky Bashkimi për Fitore ka dhe një eurodeputet. Jam kurioz të shoh reflektimin e PD-së në marrëdhënien me Greqinë. PD ka përgjegjësi ndaj kombit, ka hapur një vatër konflikti nacionalist në zemër të jugut të Shqipërisë, duke i lënë në kontroll Himarën Athinës. Nëse BE mandaton nga burgu Fredi Belerin dhe nëse do mandatojë një të burgosu nga Shqipëria a duhet Shqipëria të hedh në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimi. BE bëri presion ndaj Shqipërisë të miratojë ligjin e dekriminalizimit. Tani BE bën të kundërtën dhe hedh në kosh ligjin.'

Ora 18:57
Shpërthen Spahiu: Banda e Onkologjikut më e rrezikshme se Banda e Vis Martinajt

 

Jurisit Kreshnik Spahiu e cilësoi grupin e mjekëve tek Onkologjikut që luante me jetën e pacientëve me sëmundje tumorale, më të rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Për Arbër Hitajn në 'Studio Live', Spahiu theksoi se kjo bandë e Onkologjikut luante me jetët e njerëzve të varfër dhe hallexhinj.

'Ndjej keqardhje të madhe kur shikoj klasifikimin e veprës penale që është korrupsioni, nuk është marrje ryshfeti. Jam i habitur për klasifikimin e veprës penale. Nuk ka mitmarrje, por me një vrasje të strukturuar. I gjithë qëllimi është përfitim përmes jetës dhe shëndetit të njeriut. Është vënë në dyshim parimi bazë e drejta për të jetuar. Banda e Onokologjikut është më e rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Sepse vriste qytetarë e varfër dhe të dobët. Banda e Vis Martinaj vriste të pasurit dhe biznesmenët në Shqipëri. Është vepër penal e vrasjes për qëllim përfitimi.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 28/06/2024 06:34

    Ne vitin 2022 bera nje ankese ne ministrinee shendetsise ne mesenger per menyren se si vepruan doktoret e Vlores ne mementet e fundit te jetes te nenes sime,asnje pergjigje.E pra ka ardhur koha qe ministrja e shendetsise te jape kerkoje falje publike dhe n.q.s ka ndergjegje dhe te dorehiqet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë