Piktura e një femre nudo e italianit Modigliani, ndër më të shtrenjtat në ankand

Piktura e një femre nudo e italianit Modigliani, ndër më të shtrenjtat në ankand

Piktura e Amadeo Modigliani "Nu couché (sur le côté gauche"

Një pikturë e artistit italian Amadeo Modigliani, një femër nudo, për të cilën ka pasur polemika të shumta, është bërë një nga veprat më të shtrenjta ndonjëherë në ankandin e New Yorkut.

Piktura e vitit 1917 "Nu couché (sur le côté gauche)", e cila përshkruan një femër të zhveshur të shtrirë, është shitur për 157.2 milionë dollarë në New York Sotheby, mbrëmjen e së hënës, duke bërë që të jetë vepra me çmimin më të lartë të shitur në ankand në historinë e institucionit.

Ndërkohë që shtija ra poshtë rekordit prej 450 milionë dollarësh, të një pikture në ankand, e arritur nga “Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit në vitin 2017, e cila tejkaloi vlerësimet fillestare.

Piktura e diskutueshme e 'Nu couché' e Modigliani thyen rekordin e ankandit.

Përllogaritja e mëparshme e rekordeve prej 140 milion $ është vendosur nga Christie në 2015 për "Les femmes d'Alger (Versioni 'O") i Pablo Picasso, që është shitur për 179.4 milionë dollarë.

Piktura më e shtrenjtë e shitur nga piktori italian Modigliani, është po nga seria e pikturave të tij nudo, e cila është blerë nga miliarderi kinez Liu Yiqian për 170.4 milionë dollarë në vitin 2015.

Pikturat e paraqitura për herë të parë në një ekspozitë në Paris, nxitën polemika, pasi u konsideruan të turpshme nga ana e policisë franceze, dhe ekspozita u mbyll brenda disa orësh.

Piktura të tjera nga Mogigliani kanë tërhequr vëmendjen dhe janë shitur me shuma të mëdha. “Nude Sitting on a Divan(The Beautiful Roman Women)” u shit për 69 milionë dollarë në Sotheby në New York, në vitin 2010.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 15/05/2018 13:59

    Po kene Bleona Qerretin falas pse harxhojne kot lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë