Piktura e rrallë e 1500-s “Mundimi
i Krishtit” me flamur shqiptar 

Piktura e rrallë e 1500-s “Mundimi<br />i Krishtit” me flamur shqiptar 
Këto ditë në Muzeun Metropolitan në New York, është e hapur ekspozita e rrallë e mjeshtrit flamand, Pieter Coecke van Aelst, (1502-1550) … Një ngjarje në botën e arteve figurative kjo, sepse në këtë muze po ekspozohen nëntëmbëdhjetë vepra të famshme të P.C. van Aelst, si dhe tridhjetë piktura dhe vizatime nga ky mjeshtër i madh që ka frymëzuar artin e Rilindjes ne Evropën Veriore!…

Ekspozita e çelur në javën e dytë të dhjetorit është e hapur deri me 11 Janar 2015 dhe e veçanta e saj është se aty janë mbledhur veprat e famshme të mjeshtrit van Aelst që i kanë sjellë nga Muzeumet e Madridit, Seviljes, Vjenës, Kelnit, Parisit e Romës! Veprat e tij vijnë në SHBA për herë të parë në një ekspozitë të vetme! Po ashtu disa nga tridhjetë pikturat që janë sjellë aty, janë nga koleksione private që ia kanë besuar vetëm Muzeut Metropolitan të New Yorkut! Ndoshta një shans në jetë ky!? Vetëm këtu mund të shihen!

piktura e rralle

…Shkova te kjo ekspozitë me shpresën të shikoja një pikturë që kam ëndërruar ta shoh, por kurrë s’ma mori mendja që do e gjeja aty atë pikturë të rrallë!…
Fjala është për një pikturë që e kanë përmendur Faik Konica dhe Petro Zheji dy studiues shqiptarë të mëdhenj!…
Piktura “Mundimi i Krishtit” që ka në qendër të saj pikërisht flamurin shqiptar!?…

Duke qenë se në këtë ekspozitë kishin mbledhur punët e mjeshtrit flamand nga Muzeumet e krejt Evropës si dhe nga koleksionistë privatë, ishte me të vërtetë fat kundrimi i veprave të tij, sepse zor se bëhet më e mundur një ekspozite e tillë! Flamuri me shqipen dykrenare, e zezë në fushë të kuqe, ka qenë flamur i legjioneve romake që vinin nga Iliria… Legjionarët Ilirianë mbanin këtë Flamur…

Kur Diokleciani u bë Perandor është fakt i njohur se ai nuk u besoi rojeve romake dhe për sigurinë e vet, për ta ruajtur solli ilirët e vet në Gardën Pretoriane që nga ajo kohë ky Flamur u bë Simbol imperial!… Kjo pastaj u bë traditë dhe vazhdoi me shekuj, por edhe mbas rënies së Romës tradita e Flamurit kuq e zi si simbol mbetet!… Mbetet si simbol edhe kur krijohet Perandoria e Shenjtë Romake që ka pikërisht këtë flamur!?… Perandoria e Shenjtë Romake është krijuar në 25 dhjetor të vitit 800, në kohën kur Papa Leoni III shpalli perandor të shenjtë pikërisht Galin. Karlin e Madh Perandor, (Karolus Imperator Augustus), në përpjekje për të Ringjallur Perandorinë Romake … Është quajtur ashtu se kishte bekimin e Papatit!…

piktura e rralle

Simboli i shqipes dykrenore dhe flamurit ne dokumente
 
Shqipja dykrenare si simbol vjen nga kohëra shumë të lashta, në këtë shkrim përmbledhtazi do mundohem të bëj një paraqitje… Pas Romës e ndeshim si simbol te Perandorisë Bizantine kur shqipja dykrenare bëhet për herë të parë simbol në vitin 1057, nga perandori Isak Komneni i Parë, perandor me origjinë ilire që sundoi vetëm dy vjet por themeloi dinastinë e famshme të Komnejve, e cila do sundonte shekuj me radhë… Ky perandor e bëri këtë simbol të familjes së vet, një simbol të krejt Perandorisë Bizantine… Shqipja dykrenare shihet edhe ne ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të fundit të Bizantit Konstandinit 11 i cili u kurorëzua në vitin 1449… Pra në një kohë me Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar i cili zgjodhi pikërisht këtë simbol shekullor të pellazgëve dhe ilirëve duke e bërë edhe simbol të Arbërit…
Një tjetër fakt interesant rreth flamurit tonë ndeshet në vitin 1510 kur Merkurio Bua, (Mercurio Bua), emërohet komandant i ushtrisë venedikase edhe aty Perandori Maksimilian i jep flamurin që e kam sjellë në këtë shkrim në foto!?…

Merkurio Bua, (Mercurio Bua), ishte shqiptar nga familja e famshme e Bua…Gjin Bue Shpatës e po ashtu ka gjak edhe nga familja e tjetër e famshme shqiptare e Arianitëve! Shënimi në librin që kam hasur, (në anglisht), thotë… “Born in Nafplion in the Peloponnese Bua was a member of Albanian or Arvanitian Bua and Arianiti families. His father was Theodorus Bua, also a stradioti, cowarrior of Krokodeilos Kladas. His uncle Constantine Arianiti, a nobleman of the Holy Roman Empire, was the Count of Montferrat. Due to his martial prowess, he was eventually made Count of Aquino and Roccasecca (of the Holy Roman Empire). In 1519, he married the Greek Maria Boccali, the daughter of Niccolò Boccali. Maria died in 1524 leaving one son with the name Flavio. She ëas buried in Santa Maria di Treviso. In 1525 Mercurio married Elisabetta, daughter of Alvise Balbi. With her Mercurio had four children: Helena Maria, Curio, Polyxena and Alessandro. Elizabeth died in or before 1528.

piktura e rralle

“Lindur në Nafplion Peloponezit në Bua ishte pjesëtar i familjes shqiptare arvanitase Bua dhe familjes Arianiti. Babai i tij ishte Teodor Bua, edhe një stratiot bashkëluftëtar i Krokodil Klades. Xhaxhai i tij Constantine Arianiti, një fisnik i Perandorisë së Shenjtë Romake, ishte Kont i Montferrat. Për shkak të aftësitë e tij ushtarake, ai u bëri përfundimisht Kont i Aquino dhe Roccasecca (te Perandorisë Romake të Shenjtë). Në 1519, ai u martua me Maria Boccali greke, bija e Niccolo Boccali. Maria vdiq në 1524 duke lënë një djalë me emrin Flavio. Ajo u varros në Santa Maria di Treviso. Në 1525 u martua me Elisabetta Mercurio, bija e Alvise Balbi. Me Mercurio saj kishte katër fëmijë: Helena Maria, stringël, Poliksena dhe Aleksandër. Elizabeth vdiq në 1528.

Kurse për këtë flamur thuhet kështu: ”Flag given in 1510 to Mercurio Bua by Emperor Maximilian I. It features a double-headed eagle, symbol of both Byzantium and the Holy Roman Empire, the Cross of Burgundy and four “B”s or firesteels, used in the Palaiologos arms, but also linked to the House of Habsburg’s…  “Flamuri i dhënë me 1510 Merkur Buas nga perandori Maksimilian I. Shqipja dykrenare simbolizon të dyja Bizantin dhe Perandorinë e shenjtë Romake, kryqin e Burgundit, dhe katër “B” ose ganxhat e çelikta simbole të autoritetit të Paleologëve, po ashtu lidhen me shtëpinë e Hausburgëve”?!…

Në kohën kur ka pikturuar Pietër Coecke van Aelst Perandoria e Shenjtë Romake ishte në kufi me Qytetin ku jetonte ky piktor… Përveç asaj Pieter Coecke van Aelst ka qenë shumë i ditur, ka njohur shumë mirë historinë!… Ka njohur disa gjuhë dhe ka bërë përkthime që përmenden dhe sot… Në atë kohë Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjën dykrenare njihej mirë në Evropë falë Stratiotëve Shqiptarë!Sidomos në brigjet e Francës dhe asaj që më vonë njihet si Belgjikë… Për shembull është fakt i njohur që Portin e Kalesë në Francë, përballë Anglisë, për shekuj me radhë e kanë mbrojtur garnizonet stratiote!?…Gjithsesi tema e Stratiotëve është temë më e gjerë dhe meriton një trajtim më të thellë!…

Për fat të mirë kohëve të fundit shumë nga libraritë e pasura të Europës kanë dhënë mundësi që nëpërmjet internetit të shikojnë disa libra të rrallë dhe të gjejmë dokumente që as kemi ëndërruar me pare t’i shohim! Kohëve të fundit Biblioteka Kombëtare e Spanjës lejoi falas në internet që të shohim disa harta dhe grafika të viteve 1500-1600…Në ato grafika është portretizuar edhe Shqipëria dhe shqiptari… Një pasuri e rrallë kjo për kërshërinë e studiuesve dhe dashamirëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve…Po i sjell bashkëngjitur me këtë shkrim…Dhe kanë mbajtur këtë Flamur…
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës