Ekspozita “Shqipëria në Puglia” prezantohet në datë 28 nëntor për publikun e Barit dhe Puglia-s. Në këtë ekspozitë që organizohet për festat e pavarësisë, është në qendër arti dhe kultura shqiptare, që do të prezantohet nëpërmjet veprave të artit, në pikturë, mozaikë, fotografi, filma, muzikë, por jo vetëm.
Veprat që prezantohen përgjatë disa ditëve janë të artistëve shqiptarë, të cilët banojnë në Itali, por nuk do të mungojnë as vepra të artistëve italiane, që janë frymëzuar nga kultura edhe historia e “tokës së shqiponjave”
Nëpërmjet veprave dhe tregimeve, që në qendër kanë zakonet edhe traditat tona nuk do të mundojnë as analiza dhe vëzhgime mbi çështje ekonomike, politike edhe sociale.
Pika e takimit mes dy vendeve, Shqipërisë edhe Italisë është Bari.
1912-2018, 106 vjet pavarësie në Shqipëri
Më 28 nëntor, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë festohet nga të gjithë shqiptarët, në atdhe apo të shpërndarë nëpër botë. Është quajtur gjithashtu "Dita e Flamurit" një ngjarje shumë e ndier dhe është e zakonshme ta festosh, duke organizuar festa evente me muzikë dhe ushqime tradicionale. Është një përvjetor i rëndësishëm për historinë shqiptare dhe përmban tre momente vendimtare:
11/28/1443, Gjergj Kastriot Skënderbeu, udhëheqësi heroik, e la ushtrinë turke në Hungari për të luftuar osmanët nga Kruja.
11/28/1912, Ismail Qemal ngriti flamurin shqiptar nga një ballkon i Vlorës, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë nga osmanët.
11/28/1944, Scutari u lirua, qyteti i fundit shqiptar në dorën naziste. Fati dëshironte me të vërtetë këtë datë, mes të tjerave, të mbetet e shtypur në historinë e Shqipërisë.
Aktivitetet 28 nëntor-5 dhjetor 2018
Vendi i aktivitetit është salla “Colonnato” e Pallatit të Provincës së Barit, Lungomare Nazario Sauro, 29. Aktivitet do të zhvillohen nga data 28 nëntor deri më 5 dhjetor 2018. Inaugurimi bëhet në datë 28 nëntor, ora 16:00.
Disa nga aktivitetet që do të zhvillohen nga data 28 nëntor është “Shqipëria quhet Itali”, nga Adrian Haskoj, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, “Mundësitë për ndërmarrjet italiane në Shqipëri” nga Roberto Laera, administrator i Network Italia, “Marrëdhëniet mes historisë dhe kulturës shqiptare” nga Artur Beu, Prezantimi i ekspozitës nga artistët edhe nga Ledi Shabani, promotore e ekspozitës, për të vijuar më pas në orën 15.00 me “Unë prej 25 vitesh emigrant në tokën e shqiponjave” nga Carlo Bollino, botues dhe gazetar, për t’ja lënë radhën “Kulturës Arbëreshe, shqiptarët në Itali”, nga Lucia Martino, “Arti shqiptar” nga piktori dhe skulptori Albert Metasani etj.
Ekspozita “Shqipëria në Puglia” në Datën 28 Nëntor në Bari