Piktura misterioze kubiste e Edi
Ramës në Galerinë e Arteve

Piktura misterioze kubiste e Edi<br />Ramës në Galerinë e Arteve
TIRANË- “Pikëllimi i netëve kosovare” është një pikturë e rrallë për nga realizimi artistik e artistit Edi Rama, sot kryeministër i Shqipërisë.

Është e rrallë edhe për kohën kur u krijua, por edhe për moshën 25-vjeçare të autorit. Kjo pikturë ka qenë pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe mësojmë se mes pikturave më të mira është zgjedhur në vitin 1989 kjo vepër kushtuar dramës kosovare, e cila mban titullin “Pikëllimi i netëve kosovare”.

Për veprën me natyrë kubiste, me portrete shkëmbore malësorësh, pasqyruar me ngjyra kafe, me pak të kuqe përzier me okër, organizatorët e ekspozitës së asaj kohe shprehen se Edi Rama është frymëzuar nga çështja kosovare dhe në thelb është vrasja dhe çasti i varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982). Pas kësaj tragjedie ngjarjet për lirinë e Kosovës marrin përmasa të mëdha të cilat kulmojnë me disfatën dhe pikëllimin e madh, kur në ‘89-n Milloshivici i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë. Ka qenë koha e grevave dhe ndërprerjeve të punës në atë vit që Edi Rama ia ka kushtuar veprën Kosovës.

“Ishte një komision i posaçëm me 7-8 veta që ka vendosur që piktura të mbetet pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare”, shprehet një nga anëtarët e komisionit.

Ndërsa piktura qëndron aty në galeri prej vitesh me një distancë “elegante” nga autori i saj, kryeministri aktual i Shqipërisë, publikimi i saj duket se nuk është bërë për mungesë të vëmendjes. Piktura pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare flet më shumë se çdo vepër e publikuar më parë e Edi Ramës.

GJERGJI MARKO: SI PËRZGJIDHESHIN VEPRAT E ARTIT PËR FONDIN E GKA-SË
Gjergji Marko, njëri nga anëtarët e komisionit të pranimit të veprave që ekspozoheshin në Galerinë Kombëtare ka kujtuar dje për “Shqiptarja.com” se ka pasur një komision të veçantë për përzgjedhjen e pikturave që i përkisnin koleksionit të GKA-së para viteve ‘90.

“Ky komision përzgjidhte, jo vetëm piktura të artistëve që ekspozonin në Galerinë Kombëtare të Arteve, por shkonte edhe nëpër rrethe, ku përzgjidheshin vepra arti nga më cilësoret.

Komisioni bënte një punë të kujdesshme, ku vërehej prurja artistike, stili origjinal e të tjera”, thotë Gjergji Marko, duke sjell ndërmend ngjyrat, por edhe mbresat që la vepra e Edi Ramës “Pikëllimi i netëve kosovare” në këto komisione.

“Për përzgjedhjen e veprave në fondin e GKA-së kishte një tjetër komision artistësh që merreshin posaçërisht me këtë punë. Ky komision përbëhej nga 7-8 veta. Mbaj mend qe ekspozita e 45-vjetorit të Çlirimit ka qenë një ekspozitë e shkëlqyer.

Ka pasur piktura që ishin shumë moderne”, shprehet Gjergji Marko, duke shtuar se mban mend se është diskutuar që në qendër të kësaj vepre është varrimi i Jusuf Gërvallës”.

piktura e rames me logo
(Foto: "Pikëllimi i netëve kosovare”, 1998, Vepra ruhet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve)

rama
(Foto: Edi Rama, një ditë pune në selinë e PS, 2013)


Shkrimi u publikua në gazetën "Shqiptarja.com", 5 shkurt 2014

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për

Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi