Piku i sezonit të alergjive, mjekja sqaron simptomat që e dallojnë nga COVID-19

Teshtimat, kruajtje të syve dhe rrufa e shtuar ndjeshëm tek shumë qytetarë ditëve të fundit nuk është e rastësishme. Me ardhjen e pranverës shumë qytetarë nisin të përjetojnë simptomat e alergjisë dhe sipas mjekes alergologe Eris Mesonjesi vendi ynë ndodhet në pikun e sezonit të alergjive.

Stina e pranverës përkon me fillimin e sezonit të poleneve, alergjitë sezonale dhe kemi aktivizimin e të gjitha alergjive nga polenet e bareve, nga polenet e pemëve, nga polenet e shkurreve. Pra nëse kemi rrufë, teshtima, kruarje të hundëve, të syve të veshëve, të qiellzës brenda që nuk shoqërohen me temperaturë, dhe me atë gjendjen e përgjithshme jo të mirë që të jep një gjendje virale, atëherë duhet të ndizet llampa për të thënë që mund të jetë fillimi i një alergjie. Në pranverë përveç aktivizimit të alergjive stinore kemi dhe aktivizimin e alergjive gjithëvjetore që shkaktohen nga alergjenët gjithëvjetor që më të shprehurit janë pluhurat e shtëpisë, mund të jenë myqet, myqet e jashtme, myqet e brendshme”-u shpreh mjekja alergologe.

Por duke qenë se COVID-19 është ende në qarkullim, dhe cdo gjëndje jo e mirë shëndetësore i shtyn qytetarët të mendojnë se mund të jenë infektuar, mjekja thotë se një ndër simptomat që bën dallimin është temperatura, që në rastin e alergjive nuk shfaqet.

Në përgjithësi tështima nuk shikojmë në pjesën e COVID. Nuk ka temperaturë alergjia, COVID në përgjithësi është një infeksion viral që shoqërohet me temperaturë. Ikja e nuhatjes tek personat alergjik vjen si pasojë e bllokimit të hundëve, pra kemi një bllokim primar të hundëve me sekrecione apo bllokim që nuk arrin do të marrë frymë. Ndërkohë që tek pjesa e COVID ikja e nuhatjes nuk shoqërohet me të tilla shenja dhe në përgjithësi alergjitë janë  sëmundje të përsëritura dhe kanë një sezon të caktuar pra zgjasin një sezon të tërë, nuk janë simptoma ditore që zhduken për dy tre ditë”-tha mjekja.

Për të kuptuar nëse një person është alergjik, mund ti nënshtrohet një testi, që tregon edhe llojet e alergjive.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat