Piku i sezonit turistik, të huajt zgjedhin Shqipërinë! Topuzi për Report TV: Ka shumë kërkesa, na duhen hotele

Klima e freskët, ushqimi, qetësia dhe çmimet e arsyeshme e bëjnë Shqipërinë çdo vit e më shumë një destinacion të preferuar për turistët e huaj. Këtë vit sezoni ka qenë një sukses më vete, por problemet në lidhje me shërbimet dhe kapacitetin akomodues mbeten pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

I ftuar në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit dhe njëherazi sipërmarrësi Zak Topuzi tregon se ky sezon turistik konsiderohet ndër më të mirët deri më tani.

Megjithatë, mangësitë në shërbime dhe kapaciteti akomodues mbeten problem për zhvillimin e sezonit turistik.

“Shqipëria, duke qenë se ka një infrastrukturë të ndërtuar në 10 vitet e fundit ka përdorur teknologjitë e reja dhe më të fundit, e për rrjedhojë ka një standart dhe cilësi shumë pozitive duke filluar nga veriu ne jug. Por problemi që kemi ne lidhet me shërbimet dhe me kapacitetet akomoduese. Pra jemi akoma të mangët në kapacitete akomoduese në krahasim me Malin e Zi dhe rajonin”, u shpreh Topuzi.

Sa i përket sezonit turistik, i cili në këtë periudhë shënon pikun e vizitave nga tursitët e huaj, Topuzi thotë se në krahasim me vitet e kaluara ky vit ka sjellë më shumë turistë, si pasojë e trendit dhe qasjes për të vizituar vende të reja dhe të panjohura.

“Këtë vit ky sezon turistik renditet ndër më të mirët, ka filluar që në fillim të vitit ku ka pasur shifra nga 30% deri në 40% me tepër, kjo falë bllokimit që kanë pasur vendet e Evropës vitin që kaloi. Pastaj shifrat kanë shkuar në 17% deri në 20%, pak a shumë i njëjti trend që po ndjek Evropa pra ka një lëvizje të shtuar të turizmit pas pandemisë dhe një indicie pozitive për të vizituar vende të reja”, u shpreh Topuzi.

Përveç asaj që vetë Shqipëria ofron, reklamimi që i është bërë si nga mediat dhe gazetat prestigjoze ndërkombëtare ashtu edhe nga personazhe me famë botërore që kanë vizituar vendin tonë ka rritur më shumë numrin e turistëve të huaj.

“Falë reklamës që i është bërë Shqipërisë në shumë gazeta, televizione të huaja dhe artikuj të ndryshëm, Shqipëria ka zënë një vend të dukshëm pasi vetë Ballkani është një brend i ri dhe vizitat në Ballkan presupozojnë kalimin në disa vende dhe turistë kanë lëvizur nga veriu në jug duke përshkuar pothuajse të gjithë Shqipërinë. Ky ka qenë trend ii lëvizjes së turistëve dhe tani jemi në pikun e  sezonit dhe duhet të dijmë se 63% e turistëve vijnë në periudhën qershor deri në fund të gishtirt dhe është periudha më intensive ku të gjitha bizneset kanë përqendruar në rritjen dhe përmirësimin shërbimeve”.

Po ashtu, të famshmit të cilët zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, janë kthyer së fundmi ne “piar” të shtuar për Shqipërinë, pasi vendet ku ata pushojnë në vendin tonë vizitohen gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj.

“Figurat e rëndësishme të cilët kanë prejardhjen shqiptare ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Të gjithë ata personazhe të njohur që kanë ardhur dhe kanë vizituar Shqipërinë, ose kanë ardhur për koncerte janë një piar i shtuar për Shqipërinë. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e turistëve të vijnë për këtë arsye dhe të ndryshojnë opinionin për Shqipërinë”, tha Topuzi.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 30/07/2023 13:28

    nomadet digjitale do rrisin akoma me shume vlerat e brandit turistik shqiptar ndoshta duke e shtrire nje kendveshtrim te tille edhe tek summer campuset universitare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit