JAPONI - Një ish pilot i avionëve, zviceriani Yves Rossy, ka arritur të fluturojë mbi malin Fuxhi, që është vullkan dhe mali më i lartë në Japoni me 3.776 m.
Maja e tij qëndron e mbuluar me borë për 10 muaj të vitit dhe nga vendasit konsiderohet si vend i shenjtë ku kryen edhe pelegrinazhe të shumtë.
Rossy u shpreh se ishte një eksperiencë shumë e mrekullueshme, duke përshkuar një distancë pranë Fuji-t me një shpejtësi 200 kilometra në orë dhe me një shpejtësi prej 300 kilometra në orë në pikiatë, gjatë zbritjes.
Për ta realizuar këtë fluturim, ai ka përdorur sistemin e krahut Kevlar, duke u shprehur se ka parë një panoramë mahnitëse, duke parë nga afër çdo detaj me magjinë e Fujit gjigand.
Ishi piloti arriti të fluturojë rreth malit për 9 herë dhe me një distancë 2 metra nga maja e tij, ndërkohë që sipas tij këto lloj `krahësh me motor`, kanë një autonomi nga 6 deri në 10 minuta.
Rossy tha se kur kishte dalë nga retë që mbulonin malin, ai ishte mahnitur sikur të kishte hapur dritaren dhe të shihte një pejzazh magjik.
Mund të themi se ky fluturim, nuk ka qenë i pari për Rossy-n, pasi ai ka fluturuar edhe në monumente të tjerë, si Gran Canyon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por Fuji ishte një eksperiencë e veçantë.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com