29 vjeçarja për shumë kohë ka punuar pranë inxhinierëve dhe këtë vit merr pjesë në garën e saj të shtatë për Mercedes Benz, duke qenë kështu ndër të paktat femrat që garojnë në Formula 1.
Ajo ka lindur në Skoci dhe që në fëmijëri ka qenë e apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave.
Në moshën 13 vjeçare, një mik i saj e mori në një garë shpejtësia të Formula 3 në Donington Park.
“Atë ditë, Jenson Button fitoi garën dhe pikërisht në këtë moment unë mendova: Ja ku është ajo çka unë do bëj kur të rritem. Do jem pilote shpejtësie” rrëfen Sussie për CNN.
Pilotja ka marrë një vit më parë çmimin “Drejtuesja më e re e vitit në garat e shpejtësisë”, një vlerësim shumë prestigjioz ky për Britaninë e Madhe.
(aq/CNN/shqiptarja.com)