Tre fëmijë janë paraqitur me urgjencë në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi kanë pësuar helmim. Tre të vegjlit, L.L., 7 vjeç, I.Ç., 7 vjeç, dhe A.Ç., 3 vjeç; janë helmuar pasi kanë konsumuar gabimisht nga një bidon tretësire pesticidesh duke menduar se ishte ujë.
 
Fëmijët nga fshati Fllakë Komuna Katund i Ri në Shijak, mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkaq, materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.