TIRANË - Zbardhet dëshmia e vrasësit serial që merrte urdhra për ekzekutime nga i dënuari me burgim përjetë Admir Tafilaj. Kristi Pine, vetëm 20 vjeç ishte kthyer në vrasësin serial të Admir Tafilajt, kjo pas një njohje të tij me të dënuarin përjetë, në burgun e Bradasheshit. I riu nga Elbasani, ka pranuar kryerjen e një vrasje dhe një tentativë vrasje, ndërkohë që ka treguar se grupi është përgatitur që të qëllonte dhe mbi Leonard Murataj në Durrës, por goditja e tij është anuluar për arsyen e pagesës.

Në dy sulme kriminale që Kristi Pine i ka bërë për llogari të Admir Tafilajt, ai nuk ka marrë asnjë lek, megjithëse tek njëra i janë premtuar 15 mijë euro. Por në fakt objektivin ai nuk ka mundur të vrasë, por vetëm ta plagosë dhe për pasojë ai ka kërkuar 7500 euro, shumë kjo që i është refuzuar ti jepet nga pronari i lokalit “Las palmas” Ardian Ozuni që e thërrisnin “Cufe”. Në rrëfimin e tij, Kristi Pine ka treguar para prokurorëve se ai ka qëlluar dhe mbi shtetasin Brahim Mani, të cilin e ka qëlluar nga gardhi i shtëpisë, duke e lënë të vdekur në oborr. Këtë vrasje Pine tregon se e ka bërë për nder të Tafilajt, megjithëse që në fillim i kishin premtuar pak lek pasi sipas porositësve ishte një vrasje e thjeshtë.

Armët në magazinë
I pandehuri Kristi Pine gjatë marrjes në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore ka pranuar se ka kryer disa vrasje kundrejt pagesës të porositura nga ana e shtetasi Admir Tafilaj (i dënuar me burgim të përjetshëm) të cilin e ka njohur gjatë kohës që ka vuajtur dënimin me burg në I.E.V.P Bradashesh-Elbasan. Kristi Pine ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së këtyre krimeve si dhe vendin e fshehjes së armëve të krimit, lidhjet kriminale, personat që kanë dijeni në lidhje me këto krime. I pandehuri Kristi Pine, në cilësinë e të penduarit ka treguar pendesë në lidhje me krimet e kryera nga ana e tij dhe ka pranuar të bashkpunojë me shërbimet e Policisë Gjyqësore. Ai ka treguar vendin se ku mbante të fshehur dy armë zjarri me të cilat ai kishte planifikuar të kryente një krim në qytetin e Durrësit, dhe më konkretisht do vrisnin Leonard Murataj.

Nga hetime rezultoi se i pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Admir Tailaj, Elson Merdani, Dritan Peksani, kanë kryer veprën penale të vrasjes së shtetasit Ibrahim Mani, i pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Admir Tailaj, Alfred Qefalia. Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të vrasjes së ngelur në tentativë të shtetasit Edmond Çakmashi, i pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Admir Tailaj dhe Aleksandër Gora kanë kryer veprën penale të përgatitjes për vrasjen të shtetasve Leonard Murataj, i pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj kanë kryer veprën penale të përgatitjes për vrasjen të shtetasit Majlind Lila.

Gjithashtu shtetasit i pandehuri Kristi Pine, Elson Merdani, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të mbajtjes pa lejë të armëve luftarake.  I pandehuri Dhimitër Zito krimin e moskallzimin e krimit dhe të pandehurit Admir tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci veprën penale të vetëgjyqësisë.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përshtatur si magazinë në rrugën “Henrik-Lace” në katin e parë të kompleksit të pallateve “Gara-Jon”, në përdorim dhe çelësat e të cilës mbaheshin nga i pandehuri Kristi Pine janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip “Scorpions” me numër të stampuar në trup 52755 së bashku me krehërin me dhjetë copë fishekë luftarak të kalibrit 7.65 mm; një armë zjarri tip pistoletë pa krëhër me mbishkrimin “Smith & Wesson” dhe me numra TDC 9670 mod 9604 me silenciator, një silenciator në formë cilindrike me diametër 3 cm dhe gjatësi 17.5 cm, pesë copë fishekë me mbishkrimin S&B 9x21 dhe MKF 9P,një qese plasmasi me mbishkrimin Adidas, një qese plasmasi me mbishkrimin “Kurtbey”.

Vrasja e Ibrahim Manit, Tafilaj merr porosi nga burgu
Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit Kristi Pine, Admir Tailaj, Elson Merdani, Dritan Peksani më datë 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës kanë ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Ibrahim Mani. Nga hetimi dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për motiv hakmarrjen mes familjeve Mani dhe Prroni nga Shkodra pasi shtetasi Brahim Mani ka qenë në hasmëri me familjen Prroni nga fshati Oblike pasi në vitin 1993 shtetasi Shuaip Prroni ka vrarë me armë zjarri Hysni Mani (vëllai i Brahimit).

Pas disa vitesh shtetasi Shemsi Mani (babai i Brahimit) ka vrarë shtetasin Shuaip Prroni. Familja Prroni ka dashur të marrë hak ndaj Shemsi Manit por ky i fundit ka vdekur për shkaqe natyrale dhe ndodhur në këto rrethana, shtetasi Tarzan Prroni, i biri i shtetasit  Shuaip Prroni, ka dashur të vrasë vëllanë e Shuaipit, Brahim Manin. Për këtë vrasje dyshohet se ai ka kontaktuar në burg me të pandehurin Admir Tafilaj me të cilin ka njohje për të porositur këtë vrasje. Po ashtu vrasja mund të jetë kryer dhe për shkak të faktit se shtetasi i dënuar Admir Tafilaj ka pasur dyshime se shtetasi Ibrahim Mani mund të ketë dhënë informacion të shtetas të tjerë me të cilat Admiri dhe familja e tij kanë hasmëri.

Urdhri tek killeri e tradhtia e Kristi Pines
I pandehuri Admir Tafilaj ka porositur të pandehurin Kristi Pine për të realizuar vrasjen e shtetasit Brahim Mani,i cili është vrarë me datë 25 qershor 2014. Për arritjen e qëllimit kriminal, të pandehurin Kristi Pine ka siguruar armët nga të pandehurin Elson Merdani (kunati i Admir Tafilaj) i cili ka qenë në dijeni të planit për vrasjen e Brahim Manit. Armët i janë dhënë në Tiranë. Kristi Pine porosinë e Tafilajt e ka çuar deri në fund,duke vrarë shtetasin Ibrahim Mani në oborrin e shtëpisë.

Por më pas e ka treguar të plotë këtë vrasje, duke pohuar se : “…një ditë në muajin Maj 2014 unë kam shkuar në Tiranë dhe jam takuar me shtetasin Elson Merdani. Unë jam takuar me Elsonin në Tiranë në afërsi të ish-“Ekspozitës” në një lokal. Aty Elsoni më ka thënë se kishte një porosi nga Admir Tafilaj për të vrarë një person në Shkodër dhe më pyeti nëse isha dakord që ta vrisja unë. Ai më tha se ishte një vrasje paguheshin pak lekë por ishte vrasje e thjeshtë që do bëhej në këmbë dhe jo me makina apo motorë. Elsoni nuk më tha se kush ishte apo ku rrinte në Shkodër por unë kam rënë dakord. Elsoni më tha që të mos e vrisja mendjen për armë apo për lekë.

Unë Elsonin e kam takuar dhe pasi u përshëndetëm ai më ka dhënë një çantë të zezë shpine dhe më dha dhe disa lekë se ishin porosi e Admirit. Ai më pas u largua... Aty kam hapur çantën dhe kam parë që brenda kishte një armë pistolete tip “Zastava” me fishekë 7.65 mm të cilët nuk ishin të vendosur në krehër. Ajo kishte dhe një silenciator që ja kam montuar në shtëpi…...”.

Për të kryer njohjen e personit dhe gjetjen e banesës në qytetin e Shkodrës shtetasi i dënuar Admir Tafilaj dhe i pandehuri Elson Merdani e kanë lidhur të pandehurin Kristi Pine me të pandehurin Dritan Peksani, banues në Shkodër, (lidhje familjare e Admir Tafilaj). Pasi ka shkuar në Shkodër, Kristi është takuar me të pandehurin Elson Merdani dhe ku ky i fundit i ka treguar banesën e Brahim Manit, mjetet që përdorte dhe e ka informuar mbi oraret e lëvizjes së tij. Në deklarimet e tij si shtetas nën hetim Kristi Pine midis të tjerave shpjegon se: “…Ai mu prezantua si Tani dhe ishte djali i tezes së Admir Tafilajt. Më pas ne kemi lëvizur në lagjen ku banonte ai duke bërë xhiro në atë zonë.

Ai më pyeti nëse kisha folur me Admirin dhe unë i thashë që po. Ai atëherë më ka thënë se duhej të vrisja një person i cili ishte fqinj me vetë Tanin. Ky person quhej Brahim dhe punonte si murator. Ai më tha se Brahimi lëvizte me motor, dilte nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe kthehej në orën 18:00 nga puna. Ai kishte dy ose tre fëmijë, nuk e mbaj mënd. Ne kemi kaluar afër shtëpisë së Brahimit me makinë ku Tani me tregoi shtëpinë dhe rastësisht ka qenë në oborr edhe personi që do vritej. Unë e kam fiksuar këtë person i cili ishte i thinjur, i gjatë pak i shëndoshë. Ne kemi vazhduar lëvizjen me makinë ku Tani më tregonte rrugën në të cilën duhej të ikja pasi të kryeja vrasjen. Ai më ka treguar edhe shtëpinë e xhaxhait të Admir Tafilajt, e cila kishte kamera vëzhgimi ndaj duhej të bëja kujdes kur të ikja por gjithsesi meqenëse ishte xhaxhai i Admirit ishte njeriu i tyre. Kjo banesë ishte rreth 100 metra nga banesa e Brahimit.

Më pas ne kemi shkuar në shtëpinë e Tanit që ishte rreth 150 metra nga shtëpia e Brahimit, afër banesës së xhaxhait se Admirit. Edhe kësaj radhe Tani erdhi me makinën e tij Mercedes katërfenerësh blu e errët. Nga aty Tani më ka marrë dhe më ka treguar edhe një herë zonën, rrugicat ku kishte kamera, rrugët nga do hyja dhe nga do dilja. Në momentin që kemi kaluar sërish te shtëpia e Brahimit, e kam parë sërish këtë person i cili po ndërtonte katin e dytë të shtëpisë së tij dhe ishte duke suvatuar një faqe i hipur në një skelë. Tani më ka thënë se Brahimi pinte kafe shpesh në një lokal përballë një karburanti afër hotel “Argenti”.

Njohja me fotografi
I pandehuri Krisiti Pine ka kryer njohjen me fotografi të të pandehurit Elson Merdani si personi që ka takuar në Shkodër, që i ka treguar banesën dhe person që do të vriste. Gjithashtu nga analiza e tabulatëve telefonike rezulton se ditën e ngjarjes dhe ditën që i pandehuri Kristi Pine ka shkuar në Shkodër për të kryer vrasjen por arma nuk ka funksionuar, ka pasur biseda telefonike midis të pandehurit Admir Tafili dhe të pandehurit Elson Medani me shtetasin Kristi Pine dhe midis shtetasve Admir tafili dhe Elson Merdani me shtetasin Dritan Peksani që priste në Shkodër. Gjithashtu, antenat e përdorura për komunikim nga Kristi Pine konfirmojnë lëvizjen e tij nga Tirana-Shkodër e kthim, duke konfirmuar në mënyrë të plotë deklarimet e tij.

Vrasja në oborr të shtëpisë
Të nesërmen i pandehuri Kristi Pine ka shkuar tek banesa e viktimës i cili ka qenë në oborr duke punuar së bashku me të shoqen. Sikurse deklaron vetë shtetasi nën hetim në një moment kur e shoqja ka hyrë brenda i ka thirrur me emër dhe në momentin që Ibrahimi ka kthyer kokën dhe është përgjigjur ai e ka qëlluar tre herë me pistoletën me silenciator që kishte me vete dhe është larguar. Disa metra larg nga vendi i ngjarjes autori ka hequr një palë tuta brenda të cilave kishte dhe një paketë “Slims” dhe i ka hedhur. Sipas procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 25/06/2014 polica ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje tre gëzhoja dhe disa metra më larg një palë tuta dhe një paketë cigare “Slims”.

Të njëjtin mekanizëm ngjarje e shpjegon dhe bashkëshortja e shtetasit Ibrahim Mani, dëshmitare okulare shtetasja Lirije Mani, e cila ka shpjeguar se një ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes pranë banesë së tyre ka kaluar disa herë një shtetas i ri i cili ka vëzhguar në drejtim të oborrit dhe burrit të saj. Ditën e ngjarjes ai pasi ka ardhur pranë gardhit i ka thirrur me emër burrit të saj dhe në momentin që ai është përgjigjur dhe kthyer në drejtim të këtij shtetasi ai e ka qëlluar dhe është larguar me vrap. Për këtë vrasje shtetasi nën hetim Kristi Pine nuk ka marrë shpërblim pasi është kryer si një “nder” nga Kristi Pine ndaj shtetasit Admir Tafilaj dhe personave të tjerë.

15 mijë euro për vrasjen e Edmond Çakmashit
Gjithashtu më datë 5 shtator 2014 në lagjen “Shkozë” të qytetit të Tiranës i pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurin Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi i njohur me emrin “Çako”. Për këtë vrasje shtetasi i dënuar Admir Tafilli në muajin gusht të vitit 2014 i ka kërkuar të pandehurit Kristi Pine që të takohej të pandehurin Alfred Qefalia pasi ai kishte një punë. Si fillim shtetasi Kristi Pine nuk ka dashur ta takojë të pandehurin Alfred Qefalia pasi ka kuptuar që bëhej fjalë për të kryer një vrasje, pasi ai ishte ende shumë i tronditur nga vrasja që kishte kryer në Shkodër. Pas këmbënguljes së Admirit e ka takuar dhe Alfredi i ka kërkuar që të realizonin një vrasje bashkë të një personi dhe për këtë paguheshin 15 000 Euro.

Kristit i janë dukur shumë pak dhe për këtë nuk ka pranuar por shtetasi i dënuar Admir Tafilaj i ka kërkuar përsëri që të shkonte dhe ta takonte shtetasin nën hetim Alfred Qefalia. Më pas shtetasi në hetim Kristi Pine ka pranuar dhe ka shkuar ka takuar shtetasin Alfred Qefalia me qëllim kryerjen e e vrasjes së shtetasit Edmond Çakmashi. Ka rezultuar se këtë vrasje e ka kryer pasi ia ka kërkuar shtetasi nën hetim Alfred Qefalia të cilat ia kishte kërkuar thirrur “Cufe” që është pronari i lokalit “Las Palmas”, dhe që u identifikua si shtetasi nën hetim Ardian Ozuni. Për këtë vrasje do të paguhej 15 000 Euro. Ky i fundit ia ka treguar fizikisht shtetasin Edmond Çakmashi që ishte banor në Lagjen “Shkozë”.

Për këtë ata kanë shkuar disa herë në këtë lagje ku kanë fiksuar banesën, mjetin me të cilin lëvizte ky shtetas që ishte tip “Audi”, vendin ku e parkonte dhe kohën ku dilte ose hynte në banesë. Ditën e ngjarjes shtetasi nën hetim Ardian Ozuni, i thirrur “Cufe”, ka lënë një mjet tip Fuoristradë në Farkë me të cilën autorët do të afroheshin dhe largoheshin pas kryerjes së krimit. Gjatë gjithë ditës që është realizuar krimi kanë qëndruar tek lokali i quajtur “Las palmas”, në pronësi të shtetasit Ardian Ozuni,i thirrur “Cufe”.

Vonesa që solli anulimin e atentatit
Tentativën e parë për të vrarë shtetasin Edmond Çakmashi shtetasi nën hetim Kristi Pinë e kanë bërë në datën 3 shtator 2014 kur ka shkuar se bashku me shtetasin nën hetim Alfred Qefalia dhe shtetasin tjetër nën hetim Klajdi Shermadhi. Sipas marrëveshjes vrasjen do ta kryente Klajdi dhe Kristi me Alfredi do ta shoqëronin. Por kur kanë shkuar pranë banesës së shtetasit Edmond Çakmashi, Kristi dhe Alfredi kanë parë që Klajsi ishte shumë i emocionuar dhe i dridheshin duart kur mbante armën në dorë.

Në këto kushte Kristi dhe Alfredi e kanë lënë Klajdin në mjet dhe kanë shkuar për të kryer ekzekutimin. Por duke qenë se Alfredi ka ngatërruar rrugën për te banesa e Edmondit janë vonuar dhe kur kanë shkuar kanë konstatuar që Edmondi kishte hyrë në banesë pasi mjeti i tij ishte i parkuar para banesës. Gjatë gjithë ditës që është realizuar krimi kanë qëndruar tek lokali i quajtur “Las palmas”, në pronësi të shtetasit Ardian Uzuni, i thirrur Cufe, dhe në orën 19:30 shtetasit nën hetim Kristi Pinë, Alfred Qefalia, Ardian Uzuni dhe dhëndri i tij, shtetasi nën hetim Dhimitër Zito, janë nisur për në “Farkë” tek vendi ku kishin lënë mjetin foristradë me automjetin Benz Aklas të Ardian Uzuni.

Ky i fundit ka qënë në timon, dhëndri në vendin e parë dhe në sediljen e dytë shtetasit nën hetim Alfred Qefalia dhe Kristi Pine dhe gjatë rrugës kanë biseduar lidhur me kryerjen e vrasjes dhe armët me të cilat do të realizohej. Alfredi dhe Kristi kanë zbritur nga mjeti dhe kanë shkuar dhe marrë fuoristradën për të shkuar Shkozë ndërsa shtetasi nën hetim Ardian Uzuni dhe dhëndri i tij janë kthyer për në lokal.

Porosia e pambaruar e mashtrimi për lekët
Rreth orës 09:00 të mbrëmjes kanë qenë tek nënstacioni në Shkozë pranë banesës së shtetasit Edmond Çakmashi. Kristi ka pasur me vete një armë tip “Zastavë” dhe Alfredi një pistoletë tip “Bereta” të dyja me selenciator që ua kishte dhënë shtetasi nën hetim Ardian Ozuni. Shtetasi nën hetim Kristi Pinë ka zbritur nga mjeti, ndërsa Alfredi ka pritur në mjet dhe ka shkuar midis pallateve ku rastësisht ka parë mjetin e personit që do të vriste i cili po fliste me telefon.

Sapo e ka parë Kristin ky person ka ndezur dritat e mjetit. Kristi ka venë dorën në fytyrë për të mos u verbuar dhe kur ka kaluar pranë mjetit ka parë targën për tu siguruar nëse ishte mjeti i duhur. Pasi është siguruar ka shkuar pas një pallati ka vënë në dorë dorezat ka mbushur pistoletën dhe është kthyer në të njëjtën rrugë duke u afruar tek makina nga krahu i shoferit. Personi ishte ulur në sediljen e timonit, mbështetur dorën në derë dhe po fliste në telefon, xhami i hapur dhe dëgjohej muzika e mjetit.

Shtetasi Kristi Pine ka qëllua disa herë në drejtim të kolonës së mesit të mjetit duke pretenduar se nuk kishte për qëllim ta vriste personin. Pas këtij momenti Kristi është larguar me vrap për të mjeti ku e priste Alfredi dhe së bashku janë larguar me mjet në drejtim të Farkës ku e kanë lënë mjetin në një vend dhe më pas kanë ecur në këmbë disa kilomentra dhe kanë shkuar në banesën e Alfredit kë kanë fjetua atë natë. Në një vend kanë hedhur pistoletën tip “Zastava” me të cilën është qëlluar. Të nesërmen kanë shkuar tek lokali “Las Palmas” ku kanë takuar shtetasin në hetim Ardian Ozuni i cili u ka bërtitur duke i thënë Alfredit “...Përse nuk e mbaruat...”. Pas kryerjes së veprimit Kristi i ka kërkuar Alfredit gjysmën e shumës që ishte premtuar pasi ai kishte qëlluar në drejtim të personit, pra 7500 Euro. Por Alfredi nuk ia ka dhënë me pretendimin se personi që i kishte kërkuar Cufës këtë vrasje ishte zhdukur dhe nuk kishte paguar.

Përgjimi, Pine kërkon ndërmjetësimin e Tafilajt
Kryerjen e kësaj vrasje provohet dhe nga bisedat telefonike të datave 13 shtator 2014 dhe 27 tetor 2014 ku personi nën hetim Kristi Pine komunikon në telefon me të dënuarin Admir Tafilaj nëpërmjet numrin celuar në përdorim nga Alban Beqiraj, i cili thirrje nga Admiri me emrin “Xhike”. Ky përgjim është kryer nga  prokuroria gjyqësor Elbasan, e cila në këtë peridhë ka kryer hetime në kuadrin e procedimit penal nr.1921 të vitit 2014 në ngarkim të shtetasit Admir Tafilaj për veprën penale të “Largimit ngë vendi i vuajtjes së dënimit” dhe në këtë kuadër ka kryer përgjimin e komunikimeve telefonike të këtij shtetasi dhe bashkëpuntorëve të tij.

Në bisedën e parë,të datës 13 shtator 2014 ora 17:07, e cila është zhvilluar disa ditë pas ngjarjes Kristi e sqaron Admirin për kryerjen e vrasjes, në tentativë, dhe i thotë se porositësi nuk i kishte dhënë shumën e premtuar. I shpjegon që ka komunikuar me Alfred Qefalinë por ky i fundit i ishte shmangur duke i thënë që porositësi i vërtetë ka ikur në Sarandë. Prandaj kërkon dhe ndërhyrjen e Admirit. Biseda e dytë bën fjalë për faktin që pasi është kryer vrasja, në tentativë, nga ana e shtatasit nën hetim Ardian Ozuni, Cufja, nuk është kryer pagesa prej 7500 Euro shtetasit nën hetim Kristi Pines dhe për këtë ai kërkon ndërhyrjen e shtetasit të dënuar Admir Tafilaj, i cili duhet të bisedonte me shtetasin Alfred Qefalia dhe ky i fundit të vepronte lidhur me lëkët që i kishte borxh “C”-ja, duke nënkuptuar “Cufen”, pra shtetasin nën hetim Ardian ozuni.

Veprimet e mësipërme konfimohen dhe nga deklarimet e të dëmtuarit Edmond Çakmashi, i i cili ka shpjeguar se ditën dhe orën e ngjarjes ka qënë duke qëndruar në mjetin e tij në pallatet e reja të ndërtuara në Shkozë. Në një moment ka parë një person para mjetit të tij dhe ia ka bërë me drita pasi i ka bërë përshtypje. Personi dukej se është verbuar dhe është larguar. Pas disa minutash ka ndjerë që një person i është afruar nga pas mjetit në drejtim të derës ku qëndronte ai dhe ka ndjerë një zhurmë të mbytur e më pas dhëmbje në kokë dhe trup. Personi është larguar dhe ai i plagosur ka shkuar në banesë ku familjarët e kanë shpënë në Spital.

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)