TIRANE- Pas vendimeve të marra në Samitin e NATO-s në Uells në Mbretërinë e Bashkuar, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka pritur sot në një takim homologen e saj italiane Roberta Pinotti. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në përfundim të takimit, ministrja Kodheli shprehu interesin për bashkëpunim me qeverinë italiane për trajnimin e përbashkët të personelit ushtarak. Një ide e tillë, në fakt, është propozuar edhe nga ministrja italiane Pinotti, e cila tha se është në interes të përbashkët të dy vendeve një projekt i tillë për formimin e përbashkët të ushtarakëve në Itali.
“Në takimin me ministren Kodheli më prezantoi me ata oficerë shqiptarë që janë diplomuar pranë akademive ushtarake italiane, kjo është një dhuratë e bukur, pasi një nga idenë dhe propozimet që unë kam sjellë është që të formojnë së bashku ushtarakët tani, si pjesë e një projekti që do vijojë më tej në kohë”.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO