TIRANE - Kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare detyrojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT-në të mbylle brenda tre muajsh repartin e reanimacionit të kirurgjisë.
Në një komunikim me median, drejtori i Politikave Shëndetësore Pëllumb Pipero sqaroi se brenda kësaj periudhe pacientët që janë vendosur në këtë pavion do të zhvendosen.
“Në një periudhë prej brenda 3 muajve reanimacioni i kirurgjisë ekzistues të mbyllet sepse nuk plotëson standardet e një reaanimacioni bashkëkohor. Aktualisht reanimacioni i kirurgjisë ka të sëmurë kronikë të cilëve për momentin nuk kemi mundësi t’i sigurojmë trajtim si në reanimacion, që gradualisht do të transferohen në reanimacionin e ri ku dhe të marrin shërbime rehabilituese. Nuk do të shtrohen më të sëmurë të rinj, por ata që janë gradualisht do të trajtohen”, tha Pipero.
Pipero u ndal edhe tek sëmundja e malaries duke bërë të ditur se në Shqipëri për momentin nuk ka të prekur.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com