Ish-mbrojtësi i ekipit të Manchester United, Gerard Pique ka dalë në krah të anglezëve në ndeshjen përballë ekipit të Realit të Madridit duke deklaruar se bën tifo për ‘Djajtë e kuq’.

“Dua që Unitedi të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve. Kam biseduar me Ferdinandin dhe ai më ka thënë që ekipi është në formë të mirë’, ka thënë Pique.

Deklarata e mbrojtësit spanjoll ndez edhe njëherë polemikat në gadishullin iberik duke treguar qe lufta Real-Barça është më e ndezur se kurrë në distanca. Theksojmë që pas pak ditësh është ndeshja e kthimit e Kupës së Mbretit.