/ATSH/. - Barcelona ka shënuar fitore të madhe në Paris te merkuren ne mbremje. Ekipi i drejtuar nga trajneri Luis Enriques ka mposhtur Paris Saint-Germain 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, mbrojtësi i ekipit katalanas, Gerard Pique, mendon se paraqitjet e tyre të shkëlqyeshme nuk do të kenë kuptim nëse në fund të sezonit nuk fitojnë ndonjë trofe.
Barcelona është prane kalimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, është lider në La Liga dhe finalist i Kupes se Mbretit. "Kjo eshte asgjë nëse ne nuk do të fitojmë ndonjë trofe në fund të sezonit. Ka ende shumë punë për të bërë dhe sezoni ende është i gjatë", ka deklaruar ai per mediat.