Teoricienët e konspiracionit kanë postuar në You Tube videon që tregon imazhet të cilat janë shkëputur nga Google Earth.
Pavarësisht dyshimeve se pamjet mund të jenë edituar shumë njerëz shprehen se nëse kjo vërtetohet mund të ndryshojë e gjithë historia njerëzore.
Nëse ekzistenca e këtyre piramidave dhe mënyra e ndërtimit të tyre provohet shumëfishohet misteri i atyre të Egjiptit duke vënë në diskutim të gjitha dijet e deritanishme mbi zhvillimin njerëzor.
Pas këtij zbulimi del edhe njëherë në pah një nga teoritë dominuese e cila theksonte se kontinenti i Antarktidës nuk ka qenë përjetësisht i ngrirë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com