TIRANE- Në ceremoninë 20 vjetorin e bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare, kryeministri është kthyer në kohë pas, në vitet 1997 kur ai ishte presidenti dhe në Shqipëri lulëzonin piramidat. Kryeministri tha se BB nuk ka qenë aq e vëmendshme për ta paralajmëruar për rrezikun e piramidave, megjithatë kërkoi të nënvizonte se për zhvillimin e tyre nuk bënte me faj asnjë institucion por këtë e bënte për hir të transparencës.
Së fundmi kam një gjë personale dhe nuk mund të mos e them se jemi në një moment reflektimi të këtij 20 vjetori. Shqiëpria kaloi një nga momente më dramatike me skemat piramidale dhe nje burre që arriti të bëhej dhe zv president i Bankës Botërore do të kërkonte falje, do të gjente forcën e integritetin qytetar për të kërkuar falje publike se nuk arriti të parandalonte piramidat në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë unë nuk kam akuzuar Bankën apo ndonjë institucion tjetër për zhvillimin e tyre dhe nuk më ka shkuar ndërmend, por zoti Lin duke ditur bashkëpunimin e ngushtë që ne kishim, mendoj se ndofta duhej të kishte qenë më i vëmendshëm për parandalimin e tyre gjë e cila përbën një moment të shkëlqyer transparence në bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”- tha Berisha.
Ceremonia e 20 vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Bankës Botërore u zhvillua sot paradite në Hotel Tirana. Në të morën pjesë Drejtorja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Jane Armitage dhe ministri i Financave Ridvan Bode. Përfaqësuesja e BB-së deklaroi sot se rritja ekonomike do të ishte 1%, ndryshe nga qeveria e cila deklaron se rritja do ttë jetë 3 %
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com