“Me eksperiencën që kam tani, piramidat s’do ishin lejuar kurrë. Ndiej keqardhjen më të madhe, por edhe aty unë kam bërë një vendim ndër më të vështirët. Vendimi im ishte: Një borxh që nuk është marrë, e që nuk mund të njihet. Ne u kishim thënë shqiptarëve se bankat kishin interesat më të larta, por me gjithat shqiptarët kishin të drejtë që u zemëruan me mua sepse duhet të mbroheshin nga qeveria për këtë fenomen”, tha Berisha.
DY “PENGJET”
"Kam patur dy brejtje dhe pikëpyetje të mëdha. E para, ndodhi sepse kishim vakum ligjoR, asnjë ligji për tregun financiar jo bankar apo privat dhe të huamarrjes.
E dyta, vendimi që një borxh i papamarrë smund të njihet.
I keni stimuluar ju piramidat?
Kurrë, absolutisht kurrë. Piramidat u shfaqën edhe në vendet që kishin ligjet dhe bankat u shndërruan në piramida. Atë mendova se problemi ështtë gjenetik: Genet e babaëzisë veprojnë kur ka mungesë ligji dhe tejkalojnë dhe ligjin. Ato ndoshën në vendet që kishin të gjitha ligjet. Rivali im i tha shqiptarëve se s’mund ti jap. E vërteta është që mund tua jepja, por kjo kërkonte që taksat e atij që s’kishte futuar paratë në piramida tua jepja atyre që kishin futur lekë në to. Ndaj mora përsipër këtë përgjegjësi.
A mund të ndërhynit më parë për t’i mbyllur?
E bëmë por gjykata u dha të drejtë Piramidave. Ajo shfrytëzoi një nen të kodit civil.
VENDIMI ME I VESHTIRE I 20 VJETEVE
"ishte terapia e shokut. Nxjerrja e ushqimeve nga shporta. Shqiptarët e blenin bukën me 10 lekë, tani e blenin 20 herë më shtrenjtë. Ky ka qenë vendimi im më i vështirë në 20 vjet politikë. Sepse tregu i bukës nuk ekzistonte. Dyqanet në të shumtën ishin pa bukë. Paraardhësit nuk lanë kontrata. Është në meritën e shqiptarëVEqë mirëkuptuan edhe duruan këtë vendim. Kjo ishte rruga e shkëputjes nga mjerimi".
PËRGJIGJA PËR NEXHIMJEN
"Zonja Hoxha mbron pas 20 vitesh plaftormen e dhunës dhe terrorit që zbatoi me të shoqin. Njerëzit arrestoheshin me pretekse të tjera. Asaj i ka mbet mendja të lopa sepse ishte pjesë ë platformës. Nga ’67 deri në 90 nuk kishte asnjë familje me gjë të gjallë".
PRESIDENTI TOPI DHE PARTIA E RE
Topi mund të krijojë parti që tju lërë në opozitë....
E vërteta është që në zgjedhjet dhe fitoret në zgjedhje një ndihmë konstante e kam nga vetë Edi Rama. E falënderoj shumë se më dha ndihmë shtesë me dy partitë që po u bën avokatinë. Për shkak të tyre unë do kem nja dy deputetë më shumë. Nuk trembem, përkundrazi. Nuk ka ndodhur kurrë që një president në detyrë të krijojë një parti politike. Këtë e bën vetëm ai që është primitiv në politikë. Sepse ai nuk është i lirë. Topi ka shkarkuar veten para çdo shqiptari qëkur ka deklaruar krijimin e një partie të re politike....
(aq/shqiptarja.com)