Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur ditën e sotme në panairin “Shqipëria punon tokën” tek sheshi i “Nënë Tereza”. Dy piramida, njëra me mollë e tjetra me domate, të vendosura në shesh nga organizatorët, janë "sulmuar" nga disa qytetarë.
/Shqiptarja.com
Në videon e filmuar nga qytetarët, e të shpërndarë në Alert News, shihen fëmijë, por edhe të rritur, të cilët, gjykuar nga veshja e tyre, ndonëse nuk duken njerëz në nevojë, kanë vrapuar të marrin mollët dhe domatet e vendosura në një mënyrë artistike. Të cilësuara si të veçantat e panairit, piramidave në fund nuk u ngeli më thuajse asgjë.

(Piramida me domate e vendosur në sheshin Nënë Tereza, përpara se të sulmohej nga qytetarët)
(Piramida me mollë e vendosur në sheshin Nënë Tereza përpara se të sulmohej nga qytetarët)
(Piramida me domate pas sulmit nga qytetarët)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











