Administratori i një televizioni në Kolonjë është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur edhe të ardhurat e përfituara. Sipas policisë së Korçës, procedimi filloi për shtetasin D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.
"Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve", thuhet në jnoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.