Pirgu magjeps dhjetëra mijë adhurues
me "Rigoletto", sfidon futbollin

Pirgu magjeps dhjetëra mijë adhurues<br />me "Rigoletto", sfidon futbollin
“Edhe me operan mbushen sheshet jo vetëm me futboll”, kështu ka shkruajtur tenori shqiptarë Saimir Pirgu në rrjetin e tij social “Facebook” duke e ndarë gëzimin me të gjithë adhuruesit e tij pas suksesit të operas “Rigoletto” në Zyrih.

saimir pirgu

Edhe pse është kulmi i zhvillimit të Botërorit të futbollit "Brazil 2014", kjo nuk ka penguar dhjetëra mijë veta të zënë vend në vapë, në sheshin Sechseläuten të Zyrihut për të shijuar operën “Rigoletto” ku tenori shqiptarë Saimir Pirgu luan njërin ndër rolet kryesore.

Kjo Opera ka korrur sukses të madh ku përveç 1700 adhuruesve që ishin ulur në sallën e operës së Zyrihut, 10 mijë shikues e ndoqën atë në transmetim live nëpërmjet një monitori të vendosur në  sheshin e përmendur që ndodhet para ndërtesës së shtëpisë operistike.

saimir pirgu

Ndërsa transmetimi i saj live ka qenë një dimension i ri, i papërjetuar më parë i një opere. Atmosfera e krijuar nga publiku me numër të madh, i ulur në mënyrë të lirshme ose duke qëndruar në këmbë, ishte diçka e papërsëritshme.

Tingujt e dhimbshëm e dramatikë të "Rigolettos" derdheshin në hapësirën e sheshit më të madh të Zvicrës, fare pranë liqenit, duke magjepsur kështu me atmosferën e operës së njohur klasike edhe gjithë shëtitësit buzë liqenit.

saimir pirgu

Tenori shqiptarë Saimir Pirgu ka shkruajtur në rrjetin e tij social “Facebook” se edhe me opera mbushen sheshet jo vetëm me futboll. “10 mijë shikues jashtë e 1700 në teatër për të ndjekur Rigoletton në Operan e Zyrihut gjatë kampionatit botëror.

Edhe me operan mbushen sheshet jo vetem me futboll. Roft opera Roft "Giuseppe Verdi", ka shkruajtur ai.
 
Transmetimi live i operës me moton "Oper für alle" (Opera për të gjithë) është bërë në kuadrin e festivalit të Zyrihut "Zürcher Festspiele".

saimir pirgu

Pas shfaqjes, tenori Saimir Pirgu është takuar me një grup dashamirësish shqiptarë të operës, të cilët, të organizuar nga Këshillimorja Shqiptare ABSM e Bazelit dhe kryetari Skwnder Nikoliqi kanë ndjekur operën në sallë.

Të pranishmit e kanë përgëzuar artistin e madh shqiptar për shfaqjen e dhënë dhe për arritjet tjera të tij në fushë të operës. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

saimir pirgu

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike