Pirja e duhanit në makinë, efektet
jane si ato të 'dhomave të gazit'

Pirja e duhanit në makinë, efektet<br />jane si ato të 'dhomave të gazit'
SKOCI - Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Aberdeen, përqëndrimet e grimcave në një automjet janë njëqindfish më të larta se në ambientet e tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pirja e duhanit në makinë dëmton pirësit aktivë dhe gjithashtu pasivë, pra pasagjerët brenda makinës. Pirja e duhanit qoftë aktive apo pasive, është e dëmshme dhe kjo nuk është një e dhënë e re. Por rrezik për shëndetin është kur ju ndizni një cigare në një makinë. Një ekip i hulumtuesve skocez në Universitetin e Aberdinit janë autorët e një studimi të publikuar në revistën Kontrolli i Duhanit. Sipas shkencëtarëve, në fakt, pirja e duhanit në makina është një sulm i vërtetë për shëndetin e udhëtarëve. Sepse edhe nëse dritarja është e hapur apo ajri është i kondicionuar, niveli i grimcave të pluhurit të duhanit në kabinën e makinës është 10 fish më i lartë dhe më mbytës.

Në qoftë se shoferi është duhanpirës, grupi i substancave në ajër (fibra karboni, grimca, metale, silicë, ndotëse të lëngshme apo të ngurta) sot konsiderohet si ndotës dhe ka ndikimit të madh negativ në zonat urbane. Dhe në çdo rast, limitet ngrihen edhe mbi limitet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, veçanërisht me rrezik për shëndetin e fëmijëve.

Efekti i cigareve të pira gjatë një udhëtimi me makinë, ka qenë i matur në të kaluarën në Itali, veçanërisht nga shkencëtarët e Institutin Kombëtar të Kancerit të Milanos. Ata çdo vit, me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit më 31 maj, me një seri Eksperimentesh dhe rezultatesh i'u tregojnë fëmijëve të shkollave, efektet negative të duhanit mbi shëndetin dhe mjedisin.

Eksperimenti zgjati tri ditë dhe ka përfshirë 17 shoferë, duke përfshirë 14 duhanpirës, për një total prej 104 udhëtimesh me makina, me një kohëzgjatje që variojnë 5-70 minuta (27 minuta mesatarisht), në perëndim të Skocisë dhe në lindje të Anglisë. Duke përdorur një matës të veçantë, autorët kane matur një herë në minutë përqendrimet e grimcave në pjesën e prapme të makinës, zonë e pasagjerëve, kryesisht me fëmije. Nga 83 udhëtime ka rezultuar një nivel i lartë i grimcave te matura dhe në 34 prej tyre shoferi nuk pi duhan. E pra, nga një mesatare prej 7,4 mikrogramë pluhur në metër kub të udhëtimit ajror në pirjen e duhanit, ata shkuan në një mesatare prej 85 mikrogramë/m3, me 385 dhe madje 880 mikrogramë/m3 në varësi të numrit të cigareve të pira.

Hulumtuesit theksojnë, se ekspozimi ndaj pirjes pasive, eshte i lidhur me problemet e shëndetit tek fëmijët, nga rreziku në rritje në frymarrje, astma etj.

"Fëmijët janë më të rrezikuarit” - kujtojnë shkencëtarët –“ pasi sistemi imunitar i tyre është më pak i zhvilluar dhe fakti që shpesh janë të detyruar të qëndrojnë në makinë me prindërit, i kthen ata në viktima.”


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt