Debati është i hapur për një farë kohe. Dhe ndoshta do të mbetet kështu për një kohë të gjatë. Pirja e kafes është më shumë një përfitim apo dëm?
Në cfarë sasie është e këshillueshme për ta pirë në mënyrë që efektet pozitive të një prej pijeve më të njohura në botë të mos kthehen në sulm mbi shëndetin tonë?
Këtyre pyetjeve, të cilat qarkullojnë prej pothuajse një mijë vjet, kur historia e kafesë filloi, shumë janë përpjekur për t'i dhënë një përgjigje. Midis këtyre të fundit edhe studiues në Shkollën e Harvardit të Shëndetit Publik. Sipas studiuesve amerikanë, të cilët monitoruan për rreth 20 vjet, më shumë se 150 mijë njerëz, personat që pinë 2-4 gota në ditë reduktojnë me 50 për qind rrezikun e vetëvrasjes sesa ata që nuk pinë ose që konsumojnë më pak kafe.
Zbulimi i studiuesve në Shkollën e Harvardit i Shëndetit Publik i shton një tjetër cilësi kafes tashmë shumë të dashur.
Ajo është konsideruar e dobishme për të rritur përqëndrimin, por edhe për të luftuar kancerin e lëkurës dhe diabetin. Megjithatë studiuesit amerikanë dekurajojë konsumim të lartë të caffeinës për ata që vuajnë nga depresioni. Në përgjithësi, ata që tejkalojnë shumën prej 400 mg në ditë, pra dy ose katër filxhanë ka të ngjarë të kenë pagjumësi, ndryshime në ciklin e gjumit dhe dridhje.
Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com