Mesfushori italian, Andrea Pirlo ka pasur një rol tejet të rëndësishëm në fitimin e titullit të kampionit nga Juventusi. Ai vazhdoi me formë të mirë edhe në Euro 2012 me kombëtaren e Italisë, me të cilën është pjesëmarrës në gjysmëfinale.

Megjithatë, Pirlo dyshon se mund ta fitojë trofeun ”Topi i Artë” para Kristiano Ronaldos dhe Mesit. ”Derisa të ekzistojnë Mesi dhe Ronaldo është thuajse e pamundur të mendohet për këtë çmim. Ata shënojnë prej 70 deri 80 gola në edicion”, ka theksuar Pirlo.

Ai më pas ka folur edhe për duelin kundër Gjermanisë në gjysmëfinale të Evropianit, që zhvillohet të enjten në Varshavë. ”Gjermania gjithmonë arrin deri në fund të garave të mëdha. E kemi analizuar lojën e tyre dhe e dimë se si duhet t''i frenojmë. Ozili është lojtari i tyre kryesor. Ai është një kampion i vërtetë”, ka shtuar Pirlo.(rb/shqiptarja.com)