Për Andrea Pirlon ka ardhur momenti për të “hequr” disa gurë nga këpuca, tashmë që është shpallur kampion me Juventusin, pas largimit nga Milani një vit më parë. Por për fantazistin italian nuk ka kujtime shumë të mira pas largimit nga kuqezinjtë, dhe ai ka vënë gishtin e akuzave te trajneri Allegri.
“Te Milan e kishin vendosur të tjerë, se unë nuk i duhesha më klubit. Në rolin tim, trajneri Allegri preferonte të tjerë futbollistë. Unë kurrë nuk kam menduar për paratë kur luaja te Milani” tha Pirlo. Atë e quajtën të çmendur kur kaloi nga Milan te Juve, por fusha i dha të drejtë.
"E ndjeja që kur erdha te Juve, që mund të ishte një vit kështu. Kur largohem nga një vend, e bëj se dua të fitoj. Gjatë sezonit, shumë lojtarë të Milan, më thanë që e ndjenin mungesën time. Tani mendoj vetëm për Juven. Ky është ekip i fortë si mentalitet dhe krenari” tha Pirlo. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com