Sot do të nisë kampionati i fundit nga 5 më të mëdhatë të Europës që ende nuk kishte startuar. Bëhet fjalë për Seria A, një kampionat shumë i dashur edhe për shqiptarët.

Risitë nuk do të jenë të pakta. Nga Pirlo trajner i Juventusit, Tonali si përforcim i ri i Milanit dhe Hakimi te Inter. Nuk mund të lihet pas edhe transferimi i Marash Kumbullës te Roma, por mbi të gjitha pritet të jetë edhe sezoni ku pas 9 vitesh Juventus të dorëzojë stafetën e titullit.

Dy ndeshjet e para në Seria A që luhen sot janë Fiorentina-Torino dhe Verona-Roma.