Piro Lutaj: Shërbimet sekrete
jashtë rolit kushtetues

Piro Lutaj: Shërbimet sekrete<br />jashtë rolit kushtetues
Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i komisionit të Sigurisë Piro Lutaj ka komentuar në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" lëvizjet e reja në ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme. Ai i kërkon ministrit të Brendshëm dhe të mbrojtjes të japin llogari për kuadrot që janë larguar nga detyra.

Zoti Lutaj, si i shikoni lëvizjet e reja në ministrinë e Brendshme dhe të shërbimeve sekrete? Brenda pak kohe ka një bum shkarkimesh apo dorëhqjesh, që kanë ardhur edhe si pasojë e publikimit të skandalit të shitjeve të armëve, por edhe pasi ju, si PS, keni kërkuar mbikqyrje të ligjit në ministrinë e Mbrojtjes?
Prej kohësh ministria e Mbrojtjes është mbuluar me mister, edhe këtë mister nuk e ka mbular as Partia Socialiste dhe as ndonjë media, por e kanë mbuluar drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministri Berisha, të cilët në mënyrë absurde dhe menjëherë dhe çrrenjëzore kanë mbokuar një veprimtari të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare të mbikqyrjes së veprimtarisë në ministrinë e Mbrojtjes. Pra, çdo gjë që bëhet aty, ata duan ta mbulojnë me mister, por në fakt nuk po mendem, mbasi në të katërta anë të ministrisë së Mbrojtjes shfryhen informacione mjaft shqetësuese për sa i përket veprimtarisë antiligjore që ëhstë bërë në atë dikaster. Dorëheqjet të njëpasnjëshme, ose presionet për tu dorëhequr që bëjnë kuadrot e ministrisë së Mbrojtjes në mënyrë të veçantë drejtuesit e shërbimit sekret atje e konfirmojnë mësëmiri dhe qartësisht shqetësimin e ngritur nga opozita dhe në rastin konkret nga gazeta "Shqiptarja.com" se në ministrinë e Mbrojtjes janë përgjuar deputetë të opozitës dhe përfaqësues të diplomacisë së huaj, por një kohësisht është bërë edhe një trafik i paligjshëm i armëve dhe municioneve.

Aludohet se ka lëvizur edhe zëvendës drejtori i SHIU-ut. Keni informacion për largimin e Alban Zenelit?
Kam informacion që ishnëndrejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë nuk është më në detyrën e mëparshme. Shpesh herë ju mediat ndaloni dhe doni të bëni krahasim mes fjalës dorwheqje dhe shkarkim nga detyra, por në fakt këto nuk janë largime të vullnetshme nga detyra, por është presioni që ju bëhet funksionarëve nga autoritet drejtuese të ministrisë së Mbrojtjes dhe të kryeministrit.

Ju thatë ministria e Mbrojtjes është mister, po këto lëvizje në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë çfarë do të thotë?
Këto lëvizje nuk janë të rastësishme dhe nuk kanë të bëjnë me emërimet e strukturave brenda këtyre dikastereve po kanë të bëjnë me atë që shërbimet sekrete në Shqipëri kanë dalë nga roli i tyre kushtetues dhe kanë vepruar në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore. Nuk janë të rastësishme dorheqjet ose largimet nga detyra të drejtuesve të shërbimit sekret qoftë në ministrinë e Mbrojtjes edhe në atë të Brendshme. Kemi dijeni që këto ditë është larguar nga detyra edhe drejtori i SHIU-t.

Keni firmosur si anëtarë të PS në komisionin e Sigurisë për të bërë një mbledhje për ti përcjellë Immait një tjetër kërkesë. A keni marrë përgjigje se kur do të zhvillohet kjo seancë?
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka pasur një njoftim për tu mbledhur. Disa ditë më parë u mblodh ky komision me një numër që nuk mundi të bënte kuorumin e nevojshëm dhe sigurisht që deputetët e PS ishin më shumë se mazhoranca, por nuk arritëm të hapnim seancën. Ndaj ne po shohim se mazhoranca po përdor mekanizimin tjetër për të mos e mbledhur komisonin e sigurisë kombëtare sepse nuk ëhstë në gjendje të japë argumentet pse komisoni i sigurisë nuk mund të ushtojë veprimtarinë e tij për të mbikqyrur këtë dikaster. Dhe mbas kësaj anëtarët e komisionit të Sigurisë, përfaqësues të Partisë Socialiste kanë depozituar firmat she kanë kërkuar sipas rregullores, dhe mesa di zoti Gjoni ja ka bërë prezent kryetarit të Komisonit Leonard Demit dhe ne presim të njoftohemi për tu mbledhur.

Komisioni do të mblidhet para 6 gushtit?
Për datën 6 gusht pyesni Saliun se ka lidhur gjithë jetën e vet dhe të qeverisë me datën 6 gusht. Për PS dhe anëtarët e komisionit të Sigurisë data 6 gusht është një datë e zakonshme siç ëhstë data 6, nuk ka të bëjë fare, por Komisoni i Sigurisë ju sigurojmë që nuk jemi për tu tërhrqur nga një e drejtë ligjore dhe Kushtetuese për të ushtruar detyrën parlamentare në ministrinë e Mbrojtjes. Ne nuk duam t'ia dimë për datën para 6 gushtit apo pas 6 gushtit kjo është çështje në radhë të parë e mazhorancës që të kuptojë se është duke shkelur rëndë parimet kushtetuese.

Nëse vendimi që keni marrë në komisonin e Sigurisë "nuk do të pijë ujë" do të ngrini komision hetimor?
Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk ka më arsye për të marrë vednim. Mbasi ka marrë vendim për të ushtruar mbikqyrjen që më datë 18 maj.

Jemi përballur me një mos pranim nga ministria e Mbrojtjes...
Nuk jemi përballë një mospranimi, por jemi përballë një neglizhence dhe njëfshehje si struci nga qeveria se vendimi për të ushtruar detyrën parlamentare për të mikqyrur ministrinë e Mbrojtjes e kam theksuar se është miratuar në komisionin e Sigurisë dhe ka qenë Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, Nënkryetari i Parlamentit Ardian Turku. I është kërkuar kryetares së Kuvendit të ndjaë shapin nga sheqeri nëse Kuvendi i Shqipërisë do të lejojë të ushtrojë funksionet e veta të kontrollit të Eksekutivit, ose jo.
(Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!