Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako

Kur Elvana Gjata nxori albumin “Çelu” si bashkëpunim me Pirro Çakon, veç suksesit të padiskutueshëm të këngëtares, mendoja: sa mirë që përmes Elvanës që është kaq në trend këto kohë, do të pëlqehet nga të rinjtë, do të qarkullojë në këtë tregun e ri të muzikës që bën më shumë bujë prej YouTube e Instagramit edhe Pirro, kompozitori që krijon pa bërë shumë bujë, pa e pasur aspak mendjen me e publiku muzikën e tij në social media.

Sepse është ai artisti që e ka mendjen tek notat që hedh në pentagram, ashtu krejt natyrshëm siç i buron nga shpirti, pa mendu për Instagramin.

I njëjti mendim me erdhi, ndërsa kudo nisi të qarkullojë e të marrë dhenë historia e Parashqevi Simakut e bashkë me të edhe e këngës “E duam lumturinë”, që nxori më në pah talentin e çdo kohe të Pirro Çakos.

Më vjen keq ta them që do të duhej zhurmnaja e social medias për të nxjerrë në dritë apo më mirë të them, për ta përshirë në vëmendjen e të gjithëve, pa dallim moshe e shijeje, një nga kompozitorët më të mirë që ne kemi: Pirro Çakon. Artistin që edhe pse nuk di e as nuk e ka në natyrë ta reklamojë punën e tij, do të jetë gjithmonë aty, i ulur në piano e pentagrame për të na dhënë gjithmonë muzikë të bukur.

Pirro Çako vazhdo e shkruaj muzikë, se koha do të jetë gjithmonë në favorin e talentit tënd, me apo pa Instagram!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë