Pirro Çako: Prej dy vitesh në krye
të "Albautor", ja borxhi 3 milionë

Pirro Çako: Prej dy vitesh në krye <br />të "Albautor", ja borxhi 3 milionë
Kantautori Pirro Çako prej dy vjetësh drejton agjencinë Albautor, një nga katër agjencitë më të rëndësishme të të drejtave të autorit që janë në Shqipëri. Drejtimi i kësaj agjencie prej tij nisi pas vdekjes së shkrimtarit të ndjerë Neshat Tozaj, i cili e drejtonte më parë këtë shoqatë. Mirëpo sipas deklarimeve zyrtare rezulton se Pirro Çako nuk ka kryer gjatë kësaj periudhe asnjë funksion real në këtë agjenci të rëndësishme.

Studimi i bilanceve që iu bërë katër agjencive ekzistuese të zyrës shqiptare për të drejtën e autorit e ka nxjerrë agjencinë që drejton Pirro Çako me parregullsi të dukshme. Edhe pse është regjistruar si person juridik që ka si objekt të veprimtarisë së tij mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre te titullarët e së drejtës së autorit, del se kantautori Pirro Çako nuk është marrë me asnjë lloj administrimi të tillë.

Albautor një nga agjencitë më të rëndësishme të së drejtës së autorit që drejtohet aktualisht nga kantautori Pirro Çako, por "rezulton të jetë agjencia më problematike, pasi nuk sjell asnjë informacion mbi kryerjen e aktiviteti të saj dhe nuk ka përmbushur detyrimet statusore duke mos kryer mbledhjen e asamblesë s përgjithshme, i cili është organ vendimmarrës dhe që miraton aktivitetin e kësaj agjencie".

Kështu shkruhet në deklaratën e zyrës shqiptarë të së drejtës së autorit e cila ka ardhur pas Monitorimit të katër agjencive, një monitorim i cili është shoqëruar me propozimin për pezullimin e licencës së agjencive Albabautor dhe AKDIE. Monitorimi është bërë për periudhën 6 mujore, si afat i fundit i këtyre agjencive për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Drejtori i Zyrës për të Drejtat e autorit,z. Mujë Buçpapaj ka pohuar dje se "agjencive që kanë shkelur detyrimet u është lënë një afat pesëmujor për të zbatuar dispozitat ligjore për kryerjen e shpërndarjes së të ardhurave të titullarëve të së drejtës së autorit. Sipas tij janë vënë re abuzime të rënda në agjencitë e të drejtave të autorit, kur njëra prej tyre i përket pikërisht kantautorit Pirro Cako.

Çështja më problematike është se megjithëse këto agjenci janë OJQ ato zotërojnë bilance me të ardhurat përkatëse, ku i detyrojnë shtetit derdhjen e një shume prej 75 për qind. Mësojmë se shuma e të ardhurave për veprimtarinë e shfrytëzimit të të drejtave të autorit nga Albautor në pasqyrat financiare është 3 milionë e 720 mijë e 342 lekë. Nga kjo shumë "Albautorit" i takon të mbajë sipas ligjit vetëm 25 për qind, por kjo agjenci nuk ka shlyer asnjë lekë nga detyrimi që i mbetet prej afër 3 milionësh. Drejtori i Zyrës së të drejtave të Autorit pohon se Pirro Çako ka reaguar së paku, por agjencia tjetër AKDIE ka shkelje edhe më të rënda.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 17 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz