Pirro Dhima mbron Fredi Belerin: Mos e ul kokën

Pirro Dhima mbron Fredi Belerin: Mos e ul kokën

Fredi Belerin, kandidatin e Berisha-Meta për Bashkinë e Himarës, e ka mbrojtur edhe ish-kampioni olimpik i Peshëngritjes, sportisti me origjinë shqiptare Pirro Dhima.  Në një mesazh në Tëitter, Dhima i kërkon që të mos e ulë kokën, edhe pse në fakt u arrestua me dyshimet e forta se po blinte vota.

“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të ulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri” shkruan Dhima, i cili si peshnëgritës ka garuar për ngjyrat e flamurit grek.

Dhima ishte edhe pak kohë më parë në Himarë në krah të kryeministrit grek Mitsotakis ku u pritën nga Beleri.

 


Lajmi kryesor:

U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës