Sipas medias greke, Pirro Dhima shprehet se qeveria dhe ministria duhet të ulë normën e viteve të banimit të përhershëm në Greqi pa kompromis, nga 20-vjet që është e sanksionuar në ligj.
Deputeti himarjot Dhima i ka kërkuar Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale greke që të përfshijë po ashtu dhe kategorinë e grave minoritare greke që nuk përfitojnë pension, për shkak se ligji thotë se vetëm njëri nga bashkëshortët e përfiton dhe jo të dy.
“Qëndrimi si banor i përhershëm 20 vjet në Greqi, është shumë e vështirë të provohet me anë të dokumenteve të udhëtimit të asokohe kur ndodhi eksodi i emigracionit”, u shpreh Dhima.
Dhima ka kërkuar gjithashtu që qeveria greke të vendosë një pension tavan për të gjithë ata minoritarë greke që përfitojnë dy pensione, një në Greqi dhe një në Shqipëri, duke propozuar shumën 400 euro në muaj.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)