Pista në formën e 'kapëses së flokëve', Formula 1 rikthehet me garën e Arabisë Saudite

Pista në formën e 'kapëses së flokëve', Formula 1 rikthehet me garën e Arabisë Saudite

Pista e Jeddah në Formula 1

Formula 1 do zhvillojë Çmimin e Madh të Arabisë Saudite (Jeddah) në fundjavën që vjen nga 17-19 marsi. Pista është ndër më të shpejtat qytetase, ndërsa është buzë detit. Pasi kampioni në fuqi i botës Max Verstappen bëri një fillim të fortë në mbrojtjen e titullit në Bahrein, pjesa tjetër e pilotëve do kërkojnë të rikthehen në pistën e Jeddah që është gara e dytë në këtë Botëror.

I vendosur rreth 12 km në veri të qendrës së qytetit, cirkuiti shkon përgjatë Detit të Kuq dhe rrethon një lagunë. Ka një formë krejtësisht të pazakontë që i ngjan një kapëse flokësh. Pista është 6174 km, e dyta më e gjata në Botëror. Ajo përmban 27 kthesa dhe pilotët do të kryejnë 50 xhiro për të përfunduar garën të dielën. Me një mesatare prej 250 km/h të regjistruar vitin e kaluar, cirkuiti i Jeddah është një nga më të shpejtët në kampionat dhe më i shpejti i  pistave qytetase. Gara e parë në Jedahh në vitin 2021 u fitua nga Lewis Hamilton, ndërsa në 2022 fituan Max Vertsappen dhe Valtteri Bottas.

Provat zyrtare të së shtunës dhe gara e së dielën do të zhvillohen me drita dhe do të nisin në orën 18:00.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!