Pistat e hetimit: Autorët, vrasës me pagesë, po verifikohen dosjet dhe personat që ka arrestuar ish-polici

Pistat e hetimit: Autorët, vrasës me pagesë, po verifikohen dosjet dhe personat që ka arrestuar ish-polici

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me hetimet për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

Gazetari i Report Tv, Driçim Daka, raporton nga Policia e Tiranës, se nga Tirana janë nisur ekspertë që ditën e djeshme drejt Shkodrës për të hetuar ngjarjen e dyshimtë. Burimet bëjnë me dije se Policia e Shkodrës ka hapur dosjet që ka patur në ngarkim ish-polici.

Dosjet do kalojnë në kontroll nga grupi hetimor për të parë nëse Bërçana ka patur një konflikt të mundshëm në punën e tij në të shkuarën.

Gjithashtu po verifikohen edhe personat që ka arrestuar ish-polici.  Një tjetër detaj i ri që vjen nga hetimi, është fakti se të gjitha pamjet e siguruara nga kamerat e bizneseve afër vendit të ngjarjes janë sekuestruar dhe po shihen me vëmendje për të bërë të mundur identifikimin. Të dhënat mbi autorët janë të pakta, por dyshohet se ata kanë përdorur targa të falsifikuara për automjetin që u gjet i djegur.

Dyshohet se ishin 2 autorë që kanë pritur çiftin të vinte. Identifikimi i tyre nuk dihet nëse është bërë i mundur, pasi sipas burimeve kjo varet nga cilësia e kamerave. Policia dyshon se autorët e ngjarjes janë vrasës me pagesë, të veshur me kapele dhe se vrasja ka qenë e mirëmenduar.

Një tjetër e dhënë që del sot, është fakti se trupat e dy viktimave u dërguan për ekspertizë për të përcaktuar orën e saktë të vdekjes, pasi ende nuk është specifikuar në çfarë ore kanë ndërruar jetë çifti.

Po mblidhen të dhëna për ish-policin nëse është shoqëruar me persona me precedent të mëparshëm penalë.


Lajmi kryesor:

Krimi në Shkodër, ish-polici dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal, kishte marrë disa vërejtje


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki