Pistoletë, çifte, dylbi e drogë, arrestohen dy persona që mbollën kanabis maleve të Tiranës

Pistoletë, çifte, dylbi e drogë, arrestohen dy persona që mbollën kanabis maleve të Tiranës

TIRANE - Dy persona u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi u zbuluan me armatime dhe municiale pa leje dhe dhe bimë kanabisi.

Në një operacion të koduar “Bulceshi”, efektivët e komisariatit të Policisë numër 4 sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu,një thikë, municione luftarake, si dhe asgjësuan 60 bimë kanabis si dhe dylbi me të cilët ata vëzhgonin për policinë.

U arrestuan L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar dhe P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Policia e Tiranës thotë se "vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal"

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare